Kosova
Pfizer: Ende nuk është nënshkruar marrëveshja me Kosovën
Në një prononcim të fundit, zyrtarët e Pfizer kanë deklaruar se kanë biseduar, por ende nuk kanë arritur marrëveshje për sigurimin e vaksinave me Qeverinë e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Përfaqësues të Pfizer dhe të njëjtit kanë konfirmuar se janë në bisedime me Qeverinë e Kosovës, por ende nuk kanë nënshkruar asnjë marrëveshje.
“Kemi pasur bisedime me Qeverinë. Për t’u arritur marrëveshja ajo duhet të nënshkruhet. Përderisa ende nuk është nënshkruar nga të dy palët, ne nuk mund ta komentojmë atë”, ka deklaruar Urska Lakner, menaxhere e kompanisë për rajonin e Adriatikut.
Lakner ka theksuar se Pfizer dhe BioNTech do të punojë ngushtë me të gjitha qeveritë, përfshirë edhe Kosovën, për të siguruar qasje në vaksinë. Por ka deklaruar se detajet nga bisedimet mbeten konfidenciale, shkruan gazeta Shneta.
Nga ana tjetër, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ditë më parë ka deklaruar se ka marrë konfirmimin nga kompania Pfizer për sigurimin e 500 mijë dozave të vaksinës.
“Siç e kemi bërë të ditur dje, në kuadër të angazhimeve konkrete të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19, kemi marrë konfirmimin nga kompania Pfizer për sigurimin e 500 000 dozave të kësaj vaksine. Këtë konfirmim e kemi marrë ditën e djeshme pas një seri takimesh dhe negociatash me këtë kompani, vaksina e së cilës është e para që është aprovuar për përdorim, në kuadër të përpjekjeve globale për mbrojtje kundër COVID-19”, ka deklaruar Zemaj.
Sipas Zemajt, gjatë kësaj jave ka mbetur vetëm finalizimi i aspekteve teknike.
Edhe kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se grupi, i cili negocion blerjen e vaksinave në emër të Qeverisë, ka konkretizuar bisedat me Pfizer për sigurimin e vaksinës.
“Zyrtarisht, formalisht, pas bisedave të grupit të Ministrisë së Shëndetësisë që negocion sigurimin e vaksinave në emër të Qeverisë, dje janë konkretizuar bisedat me Pfizer për 535 mijë vaksina. Janë konkretizuar bisedat me Austrinë për 600 mijë vaksina dhe me Covaxin janë kryer më herët për 720 mijë vaksina. Kemi siguruar edhe buxhetin siç e dini është miratuar janë ndarë 40 milionë euro vetëm për vaksina dhe jemi të përgatitur për këtë proces. Ne presim që vaksinat e para do të arrijnë në muajin shkurt”, ka deklaruar Hoti.
Ndryshe, COVAX ka deklaruar se vaksinat e para për Kosovën mund të dërgohen deri në fund të qershorit vetëm për punëtorët shëndetësorë, ndërsa pjesa tjetër deri në fund të muajit dhjetor.
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë besimtarët dhe besimtaret që jetojnë dhe veprojnë... -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen











