Lajme
Pfizer: Me përhapjen e Omicronit, mund të ketë nevojë për dozën e katërt të vaksinës
Drejtori ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla, ka thënë se njerëzit mund të kenë nevojë edhe për dozën e katërt të vaksinës kundër COVID-19, dhe atë më shpejt sesa që ishte pritur kjo për shkak të përhapjes së variantit të ri Omicron.
Pfizer dhe BioNtech kishin publikuar rezultatet nga studimi në laborator, që tregon se edhe doza e tretë është efektive në luftën kundër variantit Omicron, derisa doza e dytë paksa zbeh mbrojtjen kundër këtij infeksioni, transmeton Telegrafi.
Megjithatë kanë bërë të ditur se dy dozat ofrojnë mbrojtje nga ky variant, por se disa kanë nevojë për imunitet më të fortë dhe për këtë arsye duhet të marrin edhe doza të tjera.
Bourla theksoi se nga studimi në laborator është testuar variant i ri i COVID-19, por se sipas tij, duhen kryer edhe teste të tjera për të qenë sa më të saktë.
E-Diaspora
-
AMC bashkon komunitetin në Cyrih për të ndihmuar familjet në Kosovë Action for Mothers and Children (AMC) do të organizojë ngjarjen e 8-të vjetore humanitare "Save a... -
Prekazi, dashuri, dhimbje dhe krenari kombëtare në manifestimin “Kurora e Lirisë” në Bernë -
3 nga 4 viktimat në aksidentin e Vjenës janë shqiptarë -
E rëndë: Mërgimtari nga Skenderaj humb jetën tragjikisht në vendin e punës në Austri -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri
Jeta në Zvicër
-
Shqiptari i mbijetuar rrëfen për Blick tmerrin në autobusin e djegur në Kerzers të Zvicrës Faton Morina, 32 vjeç, turist nga Kosova, ishte në autobusin postar kur ndodhi tragjedia që la... -
Sindikatat kërkojnë që 1 Maji të shpallet ditë pushimi kombëtare në Zvicër -
Zvicra përballet me debat të fortë: Rritja e TVSH-së për ushtrinë dhe pensionet kundërshtohet nga shumica e qytetarëve -
Shpenzimet e funeralit në Zvicër arrijnë mijëra franga dhe shpesh bëhen barrë për familjet -
Policia e Neuchâtel-it shton përpjekjet kundër mashtrimeve me “policë të rremë” që synojnë të moshuarit














