Piazza d’Arena“ në St. Gallen
Në një piceri në St. Gallen është shkaktuar një zënkë në mes të pronarit dhe mysafirëve. Shkak i kësaj duket të ketë qenë një çift homoseksual. Përderisa komuniteti „gay“ aludon në diskriminim, pronari shqiptar papritmas ka fituar përkrahje të madhe. Familja Lazraj nuk e kupton më botën. Piceria e tyre „Piazza d’Arena“ në St. Gallen papritmas i mbushi faqet e gazetave zvicerane, edhe ate në mënyrën më përbuzëse.
Një homoseksual i ri, gjatë fundjavës u ankua nëpër media se ai dhe i dashuri i tij, si dhe dy anëtarë të tjerë të familjes, ishin dëbuar gjatë fundjavës nga një lokal. Shkaku ka qenë, puthja e tij me të dashurin në lokal. Zvicerani i ri nuk është shprehur se vetëm është keqtrajtuar, por edhe se është diskriminuar në këtë rast. „Kjo është poshtëruese“, u ka shkruar ai disa mediave të ndryshme përmes letrës.
E përditshmja „20 Minuten“ ka raportuar për ngjarjen duke shkaktuar një stuhi protestash të lexuesve.Vinçenc Lazraj, përfaqësues dhe i biri i pronarit të picerisë, mohon kategorikisht akuzat e homofobisë me dhunë. „Në lokalin tonë, të gjithë mysafirët janë të mirëseardhur, pa marrë parasysh nëse është i bardhë, i zi, homo- apo heteroseksual. Personat të cilët nuk kanë sjellje të hijshme dhe të cilët abuzojnë personelin tonë, dëbohen nga lokali, e jo sipas përkatësisë së tyre gjinore“, ka deklaruar Lazraj.
Sipas tij, një familje ishte ankuar për qëndrimin e çiftit homoseksual, i cili pandërprerë puthej dhe pengonte. Një punëtor i kishte paralajmëruar ata se janë duke i penguar mysafirët tjerë, ndërsa nëna e njërit nga homoseksualët ia kishte treguar atij gishtin e mesëm për të ofenduar atë. Gjithnjë sipas Lazrajt, ky ka qenë shkaku i dëbimit të mysafirëve në fjalë. „Me njerëz të tillë, ne gjithnjë kemi vepruar në këtë mënyrë, pa marrë parasysh orientimin e tyre seksual“, ka vazhduar Lazraj. Në mënyrë befasuese, familja Lazraj ka fituar përkrahje nga një palë që mbron homoselsualët.
Në të vërtetë, Uwe Splittdorf, udhëheqës i Organizatës zvicerane për mbrojtjen e të drejtave të homoseksualëve „Pink Cross“ ka paraqitur një pasqyrë personale të historisë duke dëshmuar prejardhjen e saktë të problemit në picerinë e Lazrajve. „Ne jemi kundër çdo forme të diskriminimit, por pronari i ri i picerisë tek unë ka lënë një përshtypje të matur dhe tolerante“, ka deklaruar ai për të përditshmen „Thurgauer Zeitung“.
Lidhur me përshkrimet e situatës nga ana e pronarit nuk mund të dihet saktësisht se ç’ka ndodhur, para se të eskalojë situata. „Është shumë vështirë të paragjykohet rasti, pasi ne nuk kemi qenë në vendin e ngjarjes. Me siguri se ka qenë një situatë shumë e marrë“, vazhdon ai. Sipas tij, pjesëmarrësit e zënkës do të duhet të ulen edhe një herë në tavolinë dhe të zhvillojnë një bisedë të qartë. Ajo që nuk është e pranueshme, është beteja kundër diskriminimit të homoseksualvë në kurriz të personave të cilët nuk kanë të bëjnë asgjë me këtë. Splittdorfi e përshëndet idenë e pronarit të „Piazza d’Arena“, që gjatë një muaji, çdo homoseksuali t’i ofrojë nga një gotë shampanjë, për të dëshmuar se homoseksualët janë të mirëseardhur në restorantin e tyre. „Ndoshta edhe personalisht do të vi javën e ardhshme prej Bernës në St. Gallen, për të pirë një gotë shampanjë“ ka përfunduar Splittdorfi.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave












