Lajme
Pilotët e kësaj kompanie ajrore do të nisin grevën të hënën në Zvicër
Çfarë do të ndodhë me fluturimet në këtë ditë?
Nëse negociatat e tyre të gjata me transportuesin kryesor të Zvicrës nuk japin fryte, pilotët do të hyjnë në grevë të hënën, më 17 tetor, duke ndërprerë udhëtimin në mes të festave të ngjeshura të shkollës së vjeshtës, përcjell albinfo.ch.
Sindikata e pilotëve, Aeropers, e cila ka negociuar rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës me SWISS, ka refuzuar marrëveshjen e fundit kolektive të punës (CLA) të transportuesit dhe po kërcënon të hyjë në grevë – nëse nuk arrihet një marrëveshje midis dy palëve përpara kësaj date.
Sindikata tha se vendimi përfundimtar për grevë do të merret të dielën dhe nëse merret vendim i grevës, me shumë gjasë, sipas kësaj kompanie, do të stopohet çdo veprim i kësaj dite.
CLA është një lloj kontrate që negociohet midis sindikatave të Zvicrës dhe punëdhënësve ose organizatave të punëdhënësve. Në përgjithësi, ato mbulojnë një pagë minimale për çdo lloj pune; rregulloret në lidhje me orarin e punës; pagesa e pagave në rast sëmundjeje ose lehonie; pushime dhe ditë pushimi; dhe mbrojtje nga shkarkimi.
“Që nga 1 prilli 2022, pilotët SWISS kanë fluturuar pa një kontratë të vlefshme kolektive pune”, thuhet në një deklaratë të Aeropers.
“Kushtet e punës së pilotëve SWISS nuk pasqyrojnë realitetin social dhe duhet të rregullohen”, vuri në dukje presidenti i Aeropers, Clemens Kopetz.
Për të thyer ngërçin, linja ajrore propozoi ndërmjetësim për pilotët e Aeropers, duke thënë se “është e bindur se një zgjidhje e përbashkët mund të gjendet ende në frymën e kompromisit zviceran, veçanërisht pasi të dyja palët vazhdojnë të pohojnë hapjen e tyre për negociata të mëtejshme. Një zgjidhje e përbashkët e këtij lloji do të siguronte stabilitet për pilotët e SWISS, kompaninë dhe klientët e saj”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut Që nga fundi i qershorit, pasagjerët që nisen nga Aeroporti i Cyrihut janë lejuar të mbajnë... -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri -
Kantoni zviceran vazhdon të zbatojë kufizimet e telefonave në shkollat fillore -
Nisin kolonat drejt jugut, 9 kilometra pritje para tunelit të Gotthardit














