Sport

Pique e vlerëson të vështirë përballjen ndaj Shqipërisë

“Shqipëria është skuadër e vështirë. E tregoi veten duke u kualifikuar në Evropianin e fundit"

Mbrojtësi i Spanjës, Gerard Pique e ka vlerësuar si përballje të vështirë ndeshjen me Shqipërinë të premten e vlefshme për kualifikimet për Botërorin Rusia 2018.

“Shqipëria është skuadër e vështirë. E tregoi veten duke u kualifikuar në Evropianin e fundit. Në Shqipëri e patëm të vështirë, mbyllen mirë dhe godasin në kundërsulme”, ka thënë ai, transmeton TopChannel.

Pique ka qenë në qendër të medieve ditëve të fundit pasi ishte shprehur haptas pro pavarësisë së Katalonjës nga Spanja dhe ishte fishkëllyer gjatë stërvitjeve nga tifozët spanjollë.

Ndeshja Spanjë-Shqipëri do të luhet të premten në orën 20:45.