Lajme
Pirja e duhanit shënon ulje në nivel global
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se reklamat kundër efekteve të dëmshme të pirjes së duhanit dhe çmimet më të larta të cigareve kanë ndikuar në frenimin e njerëzve nga ky zakon.
Përpjekjet për të kufizuar përdorimin e duhanit në nivel global kanë treguar rezultate dhe normat e pirjes së duhanit kanë rënë, përcjell albinfo.ch.
OBSH publikoi një raport mbi masat e kontrollit të duhanit të prezantuara 15 vjet më parë.
Ai tha se 5.6 miliardë njerëz tani jetojnë në vende që kanë zbatuar të paktën një nga masat e rekomanduara për të reduktuar përdorimin e duhanit.
Kjo çoi në një rënie të pirjes së duhanit, pa të cilin “do të kishte rreth 300 milionë duhanpirës më shumë në botë sot”, shkruan DW.
Shkalla botërore të pirjes së duhanit kishte rënë nga 22.8% në 2007, në 17% në 2021.
“Ngadalë por me siguri, gjithnjë e më shumë njerëz po mbrohen nga dëmet e duhanit”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Disa masa që rekomandon agjencia përfshijnë reklamimin kundër efekteve të dëmshme të pirjes së duhanit, paralajmërimet shëndetësore në pako dhe rritjen e taksave.
OBSH tha se 44 vende, që përfaqësojnë 2.3 miliardë njerëz, nuk kishin masa kundër duhanit, shkruan DW.
Raporti ngriti gjithashtu shqetësime për rritjen e cigareve elektronike, duke thënë se kishte 74 vende pa rregullore për produktet e avullimit. Nuk ka moshë minimale për të blerë cigare elektronike as në pothuajse gjysmën e vendeve të botës, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” Më 28 shkurt, e shtunë, në Winterthur, mbahet një takim letrar ku bëhet promovimi i librit... -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? Në kantonin zviceran të Thurgaut po diskutohet nëse duhet publikuar vendndodhja e radarëve të shpejtësisë. Partia... -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone -
Policia e Vaud-it zgjeron përdorimin e pistoletave elektrike












