Kosova

Plaçkitet një i huaj në Kosovë; vrasje në Therandë

Një shtetas i huaj, që kishte ardhur për vizitë në Kosovë, dje u plaçkit nga disa persona.

Rasti ndodhi në fshatin Vragoli, Fushë-Kosovë, derisa ai e kishte parkuar veturën e tij në një parking të një pompe derivatesh.

“Ai ka njoftuar se nga të dyshuar të panjohur i është thyer xhami i automjetit të tij në parkingun e pompës së derivateve, me ç’rast i është vjedhur çanta me para, një orë dore, një unazë, si dhe pasaporta lëshuar nga shtetit i tij”, njofton Policia në raportin 24 orësh, transmeton Koha.net.

Tutje, bëhet e ditur sipas PK-së, se rasti është duke u hetuar.

Ndërkohë, pasditja e së dielës, sipas dëshmitarëve, ka qenë dita e fundit e jetës për një person rreth 35-vjeçar nga fshati i Mushtishtit, përcjell albinfo.ch.

Vrasja ka ndodhur në rrugën e Reshtanit në një lokal të lojërave të fatit. Dëshmitarët kanë thënë për TherandaPost se nga një automjet ka dalë një person, është futur brenda, ka shtënë me armë zjarri dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Rrethanat e vrasjes nuk dihen ende. E gjitha çka dihet është se i vrari është 35-vjeçar dhe është nga Mushtishti.