Lajme

Plani i fuqishëm zviceran i ndihmës ekonomike

Plani zviceran tejkalon mesataren e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim

Shpenzimet publike kanë kërcyer lartë për shumë vende dhe Zvicra hyn tek ato me sasitë më të mëdha veçanërisht në mbështetje të ndërmarrjeve të vogla e të mesme, transmeton albinfo.ch.

Duke qenë se një pjesë e madhe e qeverive kanë informuar mbi shpenzime publike të pashembullta për të mbështetur ekonomitë e tyre përballë krizës së shkaktuar nga koronavirusi. Zvicra, me planin e saj prej 65 miliardë franga (66.9 miliardë dollarë) është një nga vendet që po mobilizon më shumë fonde.

Padyshim që pandemia e koronavirusit ka shkaktuar rrënimin e biznesit në një mori sektorësh në të gjithë botën.  FMN po konsideron një tkurrje të ekonomisë globale prej 3% në vitin 2020, duke e konsideruar si “recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh” në vitet 1930 dhe shumë herë më serioz se kriza financiare e vitit 2008, shkruan swissinfo.ch

Në përpjekje për të kufizuar dëmtimin e ekonomisë dhe për të krijuar kushtet për rimëkëmbje, pjesa më e madhe e qeverive kanë ndërmarrë masa plotësisht të reja për të mbështetur familjet, bizneset dhe tregjet financiare. Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim raporton, për shembull, se 37 vendet e saj anëtare kanë njoftuar një formë të mbështetjes financiare për bizneset, që shumica e tyre plotësojnë të ardhurat e punëtorëve të goditur rëndë nga kriza.

Ndikimi i kostos së planeve të tilla është i pashembullt: në fund të marsit, kur marrëveshje të tjera janë njoftuar, faqja e informacionit financiar Barron, vlerësoi se fatura totale për këto masa të jashtëzakonshme mund të kalojë 10 trilion dollar, përcjell tutje albinfo.ch.

 

Plani Zviceran prej 65 miliardë frangash

Në Zvicër, Parlamenti i mbledhur më 4 Maj në një seancë të jashtëzakonshme, i dha dritën e gjelbër lëvrimit të 57 miliardë frangave të kredive urgjente, të destinuara për të përballuar krizën e koronavirusit. Kjo është hera e parë që Parlamenti vendos për një sasi kaq të madhe parash.

Një borxh që arrin derin në 8 bilion franga është planifikuar për kompensimin e papunësisë së pjesëshme, duke i vlerësuar deri në 65 miliardë franga, pasojat që kriza mund të ketë në financat federale, transmeton albinfo.ch.

Plani zviceran tejkalon mesataren e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim

Është e vështirë që të bëhen krahasime në nivel ndërkombëtar. Në njërën anë sepse përgjigjet politike ndikohen nga rrethana të ndryshme specifike për secilin vend. Ato ndikohen, për shembull, nga filtrat e mbrojtjes sociale që ekzistonin para krizës. Në anën tjetër, të gjitha masat nuk janë të barabarta: disa janë shpenzime publike shtesë, të paparashikuara të cilat nuk do të kompensohen asnjëherë, ndërsa të tjerat janë kredi ose shtyrje të pagesave të cilat, herët ose vonë, do të shlyhen.

Si indikator, mund të themi se, sipas një analize të realizuar nga FMN, Zvicra renditet mes vendeve ku fondet kushtuar masave fiskale dhe shpenzimeve publike të jashtëzakonshme, janë mjaft të larta.

Bazuar në vlerësimet e dhëna nga FMN, swissinfo.ch ka llogaritur që pjesa mesatare e PIB-së kushtuar këtyre planeve është 6.8% në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, ndërsa në Xvicër është më shumë se 9%.

Zvicra është gjithashtu në mesin e vendeve ku numri i masave të tilla është më i larti duke marrë parasysh popullsinë (rreth 7,500 franga për banor), pas Luksemburgut (në vendin e parë me 17.500 franga për frymë, me një popullësi prej 626 ‘000 banorë) dhe Japonia (me më shumë se 8400 franga për banor).

Në nivel global, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara janë ndër vendet që kanë mobilizuar më shumë fonde, me masash që arrijnë në triliona dollarë. Një nga masat kryesore të marra në Shtetet e Bashkuara, gjithashtu dhe një nga më të kushtueshmet e paketës stimuluese, është ndihma direkte për të gjithë amerikanët me një nivel të caktuar të ardhurash.

Japonia është vendi që po shpenzon pjesën më të madhe të PBB-së së tij (21%) me një paketë masash në më shumë se 117 trilion jen (më shumë se 1 trilion franga zvicerane). Ky plan, përfshin ndihmë direkte për familjet dhe Bizneset e vogla dhe të mesme që arrijnë në 6 trilion jen (afërsisht 55 trilion franga).

Për sa i përket Europës, plani i Luksemburgut përfshin masa të ndryshme të shpenzimeve publike shtesë për më shumë se 2 miliardë franga. Masat për të mbështetur bizneset dhe të vetëpunësuarit për nevojat e tyre për likuiditetit përfaqësojnë pjesën më të madhe të planit (më shumë se 8 miliardë franga), duke ndjekur shembullin e Zvicrës. /Albinfo.ch.