MARKETING

Planifiko pushimet tani dhe përfito Prime Ofertat për Turqi, Maldive dhe Egjipt

Janari  është muaji më i lirë për të rezervuar pushimet verore ku ju mund të gjeni paketa turistike me gjysmën e çmimit që do të paguani në sezonen e pushimit. Primetravel i ka gati  dhe nëse edhe ju jeni gati, rezervimin e keni në shuplakë të dorës duke shtypur linkun e duhur në telefonin tuaj

Muaji dhjetor njihet si muaji kur ne shpenzojmë, edhe pa kontroll, para për pushime, dhurata e festa të fundvitit. Vitin e ri e fillojmë zakonisht duke bërë plane për pushime e duke shënuar datat e vendet që dëshirojmë t’i vizitojmë. Rezervimet pastaj i bëjme me ardhjen e pagës së parë të muajit janari edhe për shkakun që kush planifikon e rezervon më kohë, merr edhe ofertat më të mira e më të lira, qoftë si paketë standarde apo të invidualizuar.

Në këtë pikë Primetravel është lidere dhe sjell paketa të favorshme për pushime të vitit 2024. Nëse keni planifikuar pushime në Turqi, Egjipt e vende të tjera, ju mund ta përjetoni një eksperiencë unike nëse shkoni përmes: primetravelch.com

Ndërkohë që për pushime të individualizuara apo të njohura si VIP-pushime, Primetravel është e specializuar dhe është një emër i njohur me klientelën VIP të Kosovës dhe Rajonit, e tashmë edhe Zvicrës duke i derguar për pushime në vende  dhe hotele të njohura luksoze në mbarë botën.

Prime Travel ka një eksperiencë shumëvjecare në turizëm, ofron një gamë të gjerë paketash të udhëtimeve, bileta fluturimi, hotele, udhëtime në grup dhe shumë më tepër. Të këto shërbime ju mund ti merrni në zyrat e operatorit turistik në Zvicërr ose në Kosovë, gjermanisht dhe në gjuhën shqipe.

Aktualisht si destinacione të kërkuara janë vende si Turqia, Dubai, Maldivet apo Egjipti dhe në këtë pikë Primetravel ofron çmime të favorshme për rezervimet që behen brenda muajit janar. Primetravel ka paketat gati dhe ju mund ti rezervoni ato online ose përmes zyrave të kompanisë, pjesën tjetër e organizon pastaj për ju stafi i specializuar i operatorit turistik Primetravel.

Investitori Fisnik Dragusha është një profesionist i pasionuar i turizmit dhe me dy dekada përvojë në menaxhimin, udhëheqjen dhe zhvillimin e turizmit. Ai ka një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me hotelet më të kërkuara për pushime në vende të njohura turistike. Dragusha merret personalisht me organizimin e paketave individuale dhe është në kontakt të vazhdueshëm me klientët, dhe prap tij ka një ekip të gjere profesionist te fushes me energji kreative.

Prime Travel është një operator turistik dhe agjenci udhëtimi me shërbime të plota që ofron një shumëllojshmëri shërbimesh udhëtimi për të gjithë ata njerëz që kërkojnë pushime pa pasur nevojë të hapin hartën e orientimit. Këto shërbime përfshijnë prenotime të biletave ajrore, rezervime hotelesh, udhetime kolektive të korporatave, makina me qira dhe paketa pushimesh të cilat mund ti kërkoni përmes linkut në vijim: https://www.instagram.com/primetravelch/ dhe faqes zyrtare primetravelch.com, apo tek forma e e kërkeses: https://primetravelks.com/kontakt