Shkurt.ch
Poeti shqiptarozviceran Etrit Hasler apelon për solidaritet me të huajt
Etriti, “pionieri i slam-poezisë” ka “shkrepur disa batare” fjalësh për paqen dhe solidaritetin. Ai është fokusuar me këtë rast në temën e migracionit
Etrit Hasler, shqiptarozvicerani i njohur si slam-poeti numër një në Zvicër, është njëherësh edhe gazetar dhe politikan i njohur i Partisë Socialdemokrate. Ai tashmë dy mandate zgjidhet deputet në Parlamentin e Kantonit St. Gallen dhe në përgjithësi konsiderohet si një ndër figurat e profilizuara të partisë së tij në kanton dhe më gjerë.
Në kuadër të aktiviteteve të tij si politikan hyn edhe fjalimi i tij i mbajtur në manifestimin e Një Majit në Winterthur, Kantoni i Cyrihut.
Siç njofton srf.ch, Etriti, “pionieri i slam-poezisë” ka “shkrepur disa batare” fjalësh për paqen dhe solidaritetin. Ai është fokusuar me këtë rast në temën e migracionit.
“Vështirë të ketë kush një të folur kaq të shpejtë sa Etrit Hasler. Slam-poeti nga St. Galleni dhe pionieri i këtij drejtimi artistik në Zvicër “shkrep” deri në 270 fjalë në minutë para publikut të tij, transmeton albinfo.ch. Por, ai di edhe ndryshe: Kur e konsideron të rëndësishme që fjala e tij edhe të kuptohet, Etriti e ngufat paksa shpejtësinë e tij në të folur.
Kështu ndodhi në paraqitjen e tij si orator në manifestimin e 1 Majit në Winterthur. Aty ai ka bërë fushatë veç tjerash, për një solidaritet me të huajt që emigrojnë në Zvicër.
Etrit Hasler është i biri i një mjeku nga Kosova dhe një gazetareje nga Zvicra. Ai ka kuptuar për babanë e tij shqiptar vetëm pas vdekjes së të ëmës, kur i kishte 19 vjet. Prej atëherë Etriti ka filluar interesimin intensiv për shqiptarët në Zvicër dhe për çështjen shqiptare në përgjithësi.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998 Kryetarja e shoqatës “Kosovo goes Europe”, Kati Schneeberger do të hapë nesër (2 maj) ekspozitën ...
-
Milano: Rita Petro, ndër të ftuarat e “FjalaFest”
-
Bruksel: Përfaqësuesit e diasporës shqiptare, gati për projektin e shkollës verore “JAM SHQIPTAR”
-
Belgjikë: Arrestohen disa shqiptarë për këto motive
-
Gjermani
Humb jetën tragjikisht mërgimtari në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale mund të vlerësojë telefonat celularë të azilkërkuesve nga prilli 2025 Këshilli Federal ka përcaktuar se si duhet të zbatohet analiza e të dhënave të celularëve nga...
-
Zvicër: Sezoni i polenit është duke u zhvilluar
-
Planifikuan sulme terroriste në Zvicër, aktakuzë ndaj dy motrave
-
1 maji në Zvicër, në protesta shënohen disa incidente
-
Botohet në gjermanisht libri “Unë kam vrarë” i autores shqiptare, Eni Vasili