Lajme
Policia serbe arreston mërgimtarin, bëri shqiponjën me duar në autostradën e Nishit
Mërgimtari nga Zvicra është ndaluar nga policia serbe në Nish
Është bërë e ditur se policia e Nishit ka dënuar një shtetas nga Maqedonia e Veriut që jeton në Zvicër pasi nga vetura e tij ka bërë me duar simbolin kombëtar të shqiponjës dykrerëshe gjatë vozitjes në trafik në këtë qytet serb, transmeton albinfo.ch.
Sipas mediave serbe policia akuzon shtetasin me akuzën për nxitje të urrejtjes kombëtare, shkruan n1.
Ai akuzohet se, ndërsa po voziste, ai hapi dritaren e një makine me targa zvicerane dhe u soll në mënyrë të papërshtatshme ndaj një personi tjetër në trafik, duke aluduar në simbolet nacionaliste me shqiponjën dykrerëshe.
Kallëzimi penal do të ngrihet kundër të dyshuarit në prokurorinë e lartë publike në Nish. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident I riu shqiptar vdes në aksident rrugor gjatë udhëtimit drejt Francës... -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Greqi
Denik Prizreni përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026 në Athinë -
Amerikë
Inxhinierja shqiptare në Amerikë arrin majat e industrisë kimike












