Lajme
Polici kërcënues nga Winterthur-i jep dorëheqje nga puna
Zëdhënësi nuk ka qenë në gjendje të thotë nëse ky shpërthim kërcënimesh e sharjesh do të ketë edhe pasoja të tjera për policin
Një video, në të cilën shihej një polic duke kërcënuar dhe sharë shoferin e një makine në autostradën A1 të Winterthurit, ka bërë një xhiro të madhe në internet javën e kaluar. Pas publikimit të rastit, policia e Winterthurit e kishte pezulluar nga puna policin problematik, shkruan sda.ch.
Ngjarja ka ndodhur në shtator, por në rrjetet sociale është shpërndarë para pak ditësh, transmeton albinfo.ch. Aty shihet polici duke iu drejtuar ngasësit të makinës, në prani të fëmijës së këtij të dytit, veç tjerash me këto fjalë: “Unë të mbys, ty, dreq i mallkuar”. Vajza e vogël e shoferit, që ndodhej në karrigen pranë tij, kishte shpërthyer në lot.
Ndërsa sot vjen lajmi nga Policia e Winterthurit se polici në fjalë ka dhënë dorëheqje në mënyrë të rregullt nga puna, përcjell albinfo.ch. Këtë informacion e ka vërtetuar për mediat lokale edhe një zëdhënës i policisë në fjalë.
Zëdhënësi nuk ka qenë në gjendje të thotë nëse ky shpërthim kërcënimesh e sharjesh do të ketë edhe pasoja tjera për policin.
Policia Kantonale e Cyrihut është duke zhvilluar hetime, ndërsa polici, deri në vendimin e ardhshëm, vazhdon të jetë i pezulluar nga puna.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026













