Shkurt.ch
Polici zviceran bëhet islamist radikal: Pushohet nga puna
Personi në fjalë tashti refuzonte t`u jepte dorën kolegeve të tij të punës. Pastaj gjatë pauzave tërhiqej në falje të namazit dhe komunikimi i tij me njerëzit që e rrethonin kufizohej vetëm në gjërat më të domosdoshme
Policia e Aeroportit të Cyrihut e ka pushuar nga puna një punonjës të saj civil. Kjo ka ndodhur pasi që zvicerani i ri ishte konvertuar në islam dhe brenda një kohe të shkurtër kishte lëshuar mjekrën “salafiste”, duke u bërë një person thellësisht religjioz, shrkuan 20minuten.ch.
Por kjo nuk është e tëra. Personi në fjalë tashti refuzonte t`u jepte dorën kolegeve të tij të punës. Pastaj gjatë pauzave tërhiqej në falje të namazit dhe komunikimi i tij me njerëzit që e rrethonin kufizohej vetëm në gjërat më të domosdoshme.
Si reaksion ndaj këtij ndryshimi, eprorët i kanë bërë një test, në të cilin është parë se ai i plotësonte 8 nga 9 pikat e njohjes së hershme (të orientimit ekstremist islamik).
Një zëdhënës i Policisë Kantonale të Cyrihut ka thënë për mediat se bëhet fjalë për një rast të vetëm dhe plotësisht të izoluar. Me fjalë të tjera, viteve të fundit nuk ka pasur ndonjë rast të ngjashëm dhe po të kishte, ai do të përjashtohej. Kjo falë testimit që bëhet në kuadrin e aplikimit për punë të kandidatëve përkatës. Në rastet kur pikasen qëndrime radikale të kandidatit për polici, ai menjëherë hidhet poshtë
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra është lider në kamionët e rinj elektrikë Kur bëhet fjalë për makinat elektrike, Zvicra nuk i ka arritur objektivat e saj. Por makinat... -
Zjarr masiv në Lucernë, ndërhyjnë rreth 100 zjarrfikës -
Qyteti i Cyrihut shënon numrin më të lartë të banorëve në histori -
Hetimet zbulojnë detaje të reja për arrestimin e kosovarit në Cyrih -
Hotel luksoz në Crans-Montana mbyllet për shkelje sigurie













