Lajme
Policia apel qytetarëve: bëni kujdes në komunikacion
Policia thotë se shkaktari kryesor i vdekjeve në trafik është faktori njeri, i cili nuk i respekton rregullat e trafikut dhe nuk i përshtatet rrugëve të Kosovës. Ky mesazh i Policisë vjen me rastin e ardhjes së bashkatdhetarëve
Në prag të ardhjes së bashkatdhetarëve për pushime gjatë verës, Policia e Kosovës nëpërmjet një apeli dërguar mediave, kërkon nga pasagjerët që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes në rrugë, me qëllim që t’i shmangin aksidentet, që shpesh po përfundojnë me fatalitet.
Policia thotë se shkaktari kryesor i vdekjeve në trafik është faktori njeri, i cili nuk i respekton rregullat e trafikut dhe nuk i përshtatet rrugëve të Kosovës. Ky mesazh i Policisë, thuhet se vjen pas shtimit të numrit të aksidenteve me fatalitet, ky preh po bien kryesisht të rinjtë dhe fëmijët.
“Referuar analizave policore në të shumtën e rasteve është konstatuar se deri te aksidentet kanë quar; tejkalimi i shpejtësisë, mosmbajtja e distancës, (pra mos respektimi i dispozitave që dalin nga ligji mbi sigurinë në komunikacionin rrugor), gjithashtu edhe gjendja teknike e automjeteve dhe kushtet e rrugës janë nder faktorët tjerë kontribuues, por e ritheksojmë që faktori kryesor për shkaktimin e aksidenteve mbetet faktori njeri”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Policia me këtë rast apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të jenë më të kujdesshëm dhe t’i respektojnë rregullat që dalin nga ligji për komunikacionin rrugor, t’i respektojnë shenjat, t’u shmangen përdorimit të telefonave mobil gjatë vozitjes dhe mos ta drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit, lodhjes apo gjumit.
“Në këtë mënyrë ngasësit iu shmangen aksidenteve dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në uljen e numrit të jetëve të humbura në aksidente komunikacioni si shqetësim që preokupon si qytetarët tanë, Policinë e Kosovës po ashtu edhe akterët tjerë përgjegjës të kësaj fushe”, thuhet në apel.
Policia e Kosovës, po ashtu vazhdon të jetë aktive duke përfshirë edhe bashkëpunimin me institucione tjera relevane dhe vetë qytetarët për të ndikuar, siç thuhet në apel, “në ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme që ndërlidhen me ngritjen e nivelit të sigurisë së përgjithshme në komunikacion duke përfshirë edhe sanksionet që dalin nga ligjet e aplikueshme në vend”.
Ndryshe, vetëm muajve të fundit kanë ndodhur disa aksidente që kanë përfunduar me fatalitet. Numri i të vdekurve në trafik brena një viti sillet rreth 130, ndërsa statistikat tregojnë se vetëm gjatë muajit janar dhe shkurt të këtij viti kanë humbur jetë 18 persona, dhe 747 janë lënduar si pasojë e aksidenteve rrugore.
E-Diaspora
-
Shqiptari nga Kosova i mbijeton tragjedisë në autobusin në Zvicër: Brenda pak sekondash autobusi u mbush me tym Faton Berisha ishte mes pasagjerëve në autobusin që u përfshi nga flakët në Kerzers. Ai shpëtoi... -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon -
Ambasada e Kosovës në Zvicër: Ende nuk ka informata nëse ka shtetas kosovarë mes viktimave të tragjedisë në autobus -
Shqiptarja që jeton në Izrael flet për situatën atje: Veç mbrëmë u sulmuam 4 herë nga Irani -
Norvegji
Filmi i Besim Ugzmajlit shpërblehet me Çmimin “Dokumentari më i Mirë” në Norvegji
Jeta në Zvicër
-
Magic Pass zgjeron destinacionet: më shumë stacione në Zvicër dhe Europë Abonimi i njohur për destinacionet turistike ofron tani më shumë se 100 stacione dimërore dhe 53... -
Lufta në Iran godet turizmin zviceran: Kompanitë në Cyrih planifikojnë punë me orar të shkurtuar -
Pse transporti publik në Zvicër po bëhet gjithnjë e më shpesh skenë krimesh? -
Bernë: Voziti 164 km/h në zonë me kufizim 80 km/h -
Shqiptari nga Kosova i mbijeton tragjedisë në autobusin në Zvicër: Brenda pak sekondash autobusi u mbush me tym














