Lajme
Policia e Kosovës: Festimi i Vitit të Ri kaloi qetë dhe pa incidente të mëdha
Për dallim nga vitet paraparake, këtë vit festa e Vitit të Ri kaloi e qetë dhe pa ndonjë incident që do t’ia prishte hijeshinë festës, shkruan albinfo.ch.
Policia e Kosovës ka qenë e përgatitur dhe e përkushtuar që të jetë në shërbim të qytetarëve në këto ditë festive.
“Përveç tjerash, gjatë festës së fundvitit, pjesë e planit ka qenë shtimi i prezencës policore në trafikun rrugor si dhe në ambiente të hapura, në sheshe të qyteteve të ndryshme, ku janë mbajtur organizime festive. Gjatë natës së festës së Vitit të Ri (2019/2020) situata kryesisht ka qenë e qetë, dhe më me pak incidente se vitet e kaluara, përjashtuar disa incidente të raportuara në Policinë e Kosovës, që kryesisht kanë qenë lëndime të lehta trupore si pasojë e përdorimit joadekuat të mjeteve piroteknike, incident zjarri, armëmbajtje pa leje dhe dëmtim prone”, thuhet në raport.
Policia e Kosovës thotë që sa i përket sigurisë rrugore gjatë festës së Vitit të Ri, për fatin e mirë nuk është e shënuar ndonjë aksident me fatalitet, përpos disave me dëmtime material e lëndime të lehta trupore.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune












