Kosova
Policia e Kosovës merr masa të shtuara për manifestimet e “Vidovdan-it”
Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të shtuara sigurie për menaxhimin e manifestimeve të paralajmëruara për “Vidovdan”, që do të mbahen nesër më 28 qershor në disa lokacione të vendit, raporton albinfo.ch.
Në një njoftim zyrtar, Policia bëri të ditur se janë hartuar plane të detajuara operative dhe parandaluese në të gjitha rajonet policore, me qëllim garantimin e rendit publik, orientimin e trafikut dhe kontrollin kufitar. Masat janë bërë të ditura gjatë një takimi zyrtar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ku morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
“Qëllimi ynë është zhvillimi i qetë dhe pa incidente i manifestimeve, me respektim të ligjit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët”, thuhet në deklaratën e Policisë.
Policia ka apeluar për shmangie të provokimeve dhe respektim të udhëzimeve zyrtare nga të gjithë pjesëmarrësit, ndërsa ka paralajmëruar për bllokime apo riorientime të mundshme të trafikut gjatë zhvillimit të aktivitetit, duke kërkuar mirëkuptim nga qytetarët.
Forcat e rendit do të jenë të pranishme me njësi të shumta në terren për të siguruar një ambient të qetë dhe për të parandaluar çdo veprim të kundërligjshëm, raporton albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit













