Kosova
Policia e Kosovës ndaloi 10 dasma vetëm në rajonin e Prizrenit
Pavarësisht që me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për masat anti-Covid është ndaluar organizimi i ahengjeve, fejesave dhe dasmave, një gjë e tillë nuk u respektua nga qytetarët. Vetëm mbrëmë nga inspektorët e AUV-it dhe Policia e Kosovës janë ndaluar dhjetë dasma në regjionin e Prizrenit.
Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaci, ka thënë se inspektorët sanitarë kanë shqiptuar tetë gjoba për lokalet e gastronomisë. Po ashtu Thaçi konfirmoi se katër lokale janë mbyllur.
“Mbrëmë në Regjionin e Prizrenit Inspektorati Sanitar i AUV-së bashkë me Policinë e Kosovës gjatë kontrolleve për mbikëqyrje të zbatimit të masave anti Covid sipas vendimit të fundit të Qeverisë, kanë ndaluar mbajtjen e 10 ahengjeve familjare dhe janë shqiptuar 8 gjoba juridike për lokalet e gastronomisë, të cilat nuk krijuan kushte për respektim të masave Covid 19. 4 lokale janë mbyllur”, ka thënë ai.
Zëdhënësi i AUV-it bëri të ditur për se shtatë ahengje janë ndaluar në qytetin e Prizrenit, dy ahengje në Malishevë dhe një Rahovec.
Ndalim të ahengjeve pati edhe në Prishtinë, ndërkohë Thaçi shtoi se kontrollet strikte do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.
“Në Prishtinë është gjobitur një lokal. Kontrollet strikte do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim për të ndikuar në rënie të numrit të të infektuarve”, ka thënë Thaçi.
Në bazë të vendimit të Qeverisë, shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë deri në orën 22:30 dhe të zhvillojnë aktivitete e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës.
Ndërkaq janë ndaluar të gjitha veprimtaritë e klubeve të natës, organizimet e dasmave, të fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës në gjithë vendin.
Masat janë në fuqi nga 20 gusht deri më 1 shtator 2021.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë










