Lajme
Policia e Lucernit kap nëntë trafikantë droge nga Zvicra dhe Shqipëria
Policia ka sekuestruar para që dyshohet se vinin nga tregtia me drogë, me vlerë prej rreth 100,000 frangash. Veç parave, janë sekuestruar edhe narkotikë dhe armë
Nëntë persona dyshohen se kanë zhvilluar një tregti profesionale droge në Zvicrën qendrore. Gjatë kontrolleve të shtëpive, policia e Lucernit ka sekuestruar para që dyshohet se vinin nga tregtia me drogë, me vlerë prej rreth 100,000 frangash, transmeton albinfo.ch Veç parave, janë sekuestruar edhe lëndë narkotike dhe armë.
Në 13 kontrolle të kryera në shtëpi të ndryshme, policia ka sekuestruar 531 gramë kokainë, 128 gramë heroinë, 48 gramë marijuanë, materie përpunimi të drogës dhe armë.
Të akuzuarit dyshohen se kanë tregtuar dhjetë kilogramë kokainë dhe gjashtëqind gramë heroinë nga prilli deri në dhjetor të vitit 2020. Sipas prokurorit publik, droga importohej nga Shqipëria dhe shitej në Zvicrën qendrore, shkruan sda.ch. Disa të dyshuar do të ishin tashmë në paraburgim.
Në mesin e të dyshuar janë tre të akuzuar kryesorë dhe një korrier. Sipas njoftimit, këta katër meshkuj vijnë nga Zvicra dhe Shqipëria. Ata janë arrestuar nga policia e Lucernit në dhjetor të vitit 2020 dhe në mars 2021, përcjell albinfo.ch. Të dyshuarit tjerë, ishin “shërbëtorë”, të tyre, ka thënë një zyrtar i policisë për Agjencinë e Lajmeve Keystone-SDA.
Përveç autoriteteve të hetimeve penale të Lucernit, në shpërbërejen e rrjetit të drogës janë përfshirë edhe policia federale kriminale dhe zyra e prokurorisë federale.
(Fotot: Luzerner Polizei)
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër Për herë të parë në Zvicër kërkohet lejimi i vrasjes së rrëqebujve... -
Pas marrëveshjes me Iranin bien çmimet e naftës në Zvicër -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Falimenton kompania zvicerane pas 66 vitesh, 30 punëtorë mbesin pa punë -
Resort luksoz dhe banja termale, investim 200 milionë frangash në Alpet zvicerane













