Lajme
Policia e St.Gallenit nuk mund të kontrollojë më “raserët”, mungon stafi
Bëhet fjalë për stacionet policore si Goldach, Wittenbach dhe Bad Ragaz, të cilat do të mbyllen përkohësisht nga 18 korriku
Për shkak të mungesës së stafit, policia kantonale e St.Gallenit duhet të mbyllë disa stacione policie, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye, kontrollet e shpejtësisë së makinave, ato të ngasësve “pozues” dhe të zhurmës në trafik janë gjithashtu të reduktuara. Po ashtu edhe detyrat e zonave të prekura të përgjegjësisë, duke filluar nga e hëna do të merren nga komisariate të tjera.
Bëhet fjalë për stacionet policore si Goldach, Wittenbach dhe Bad Ragaz, të cilat do të mbyllen përkohësisht nga 18 korriku. Këto janë planifikuar të rihapen sërish në vjeshtë, shkruan srf.ch.
Siç është raportuar nga policia e kantonit St.Gallen, aktivitetet e kaluara, si Forumi Ekonomik Botëror në Davos etj., kanë çuar në angazhim të stafit me punë jashtë orarit të rregullt të punës, përcjell albinfo.ch. Prandaj policia ndihet e detyruar t’i marrë këto masa sepse disa operacione që kërkojnë shumë kohë janë të nevojshme sërish në vjeshtë, kur do të ketë ngjarje të ndryshme sportive.
Policia kantonale garanton që ajo, përkundër të gjithave, do të mbetet gjithmonë plotësisht funksionale.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












