Integrimi
Policia franceze prangosi prindërit në sy të fëmijëve
Rrethanat e dëbimit i tronditën banorët francezë. "Prindërit e familjes u prangosën në sy të fëmijëve. Më i riu nga ta, një foshnje katërmuajshe, ishte i sëmurë"
Fati i familjes shqiptare Gjata i datës 10 maj, e ka tronditur Shoqatën franceze “Kolektivi i solidaritetit me refugjatët” në Gérardmer të Francës. Asaj dite, familja shqiptare me katër fëmijë u arrestua nga policia, ndërsa kanë qenë në vizitë tek disa miq. Të nesërmen, me avion u dërguan në vendlindjen e tyre.
Rasti ndodhi në Gironcourt-sur-Vraine. Ky rast e sensibilizoi kolektivin nga Gérardmer, i cili është i shqetësuar për familje të tjera shqiptare e kosovare, të vendosura në Gérardmer tashmë disa vite, shkruan “Vosgesmatin”, përcjell Albinfo.ch. Këta të fundit janë në të njëjtën situatë: Të drejtat e tyre për azil janë refuzuar nga autoritetet franceze dhe rrezikohen të dëbohen nga Franca.
Një takim urgjent i kolektivit është mbajtur të mërkurën për ta tejkaluar situatën dhe për të organizuar aksione që do të evitonin dëbimin e familjeve të strehuara nëpër hotele.
Rrethanat e dëbimit i tronditën banorët francezë. “Prindërit e familjes u prangosën në sy të fëmijëve. Më i riu nga ta, një foshnje katërmuajshe, ishte i sëmurë”, rrëfejnë nga kolektivi, të cilët llogarisin se “policia nuk ka urdhërarrest ndaj kësaj familje. Ata gjithashtu e urrejnë “mungesën e humanizmit” në veprimin e tyre.
Pra, ata duan të veprojnë, të mobilizohen dhe të sensibilizojnë oipnionin e të mos hasin në veshë të shurdhër.
Gjatë ditëve të ardhshme, kolektivi pret të dëgjohet nga kryetari i komunës. ”Në Gérardmer, refugjatët kërkojnë dhe ndonjëherë gjejnë punë që të mos jenë barrë e shtetit. Por, ata pengohen të punojnë nga autoritetet”, ka spjeguar një anëtar i kolektivit, i shqetësuar për familjet.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












