Bota
Policia gjermane arreston dhjetë të dyshuar për përgatitje të një sulmi terrorist
Dhjetë vetë u arrestuan në Gjermani për shkak të dyshimeve se ata po planifikonin një sulm terrorist, raportojnë agjencia gjermane e lajmeve DPA, përcjell albinfo.ch
Ata po planifikonin të përdorin një mjet dhe armë për të kryer sulmin me qëllim të “vrasjes së sa më shumë njerëzve”, thanë prokurorët, sipas Reuters.
Një person i 11 u arrestua gjithashtu, por “në një kontekst tjetër, sepse hetimi është drejtuar vetëm ndaj dhjetë të pandehurve midis 20 dhe 42 vjeç”, tha një zëdhënës i prokurorisë për DPA, përcjell albinfo.ch
Disa nga të dyshuarit janë shtetas gjermanë, tha zëdhënësja
Të dyshuarit kryesorë janë një burrë 21-vjeçar nga Offenbach, një qytet pranë Frankfurtit dhe dy vëllezër 31 vjeç nga Wiesbaden, gjithashtu jashtë Frankfurtit. Të gjithë besohet të jenë anëtarë të bashkësisë lokale Salafiste islamike, thanë prokurorët.
“Ata besohet të kenë rënë dakord të kryejnë një sulm terrorist islamik duke përdorur një automjet dhe armë që do të vrisnin sa më shumë ‘mosbesimtarë’, tha deklarata e prokurorëve të Frankfurtit, përcjell albinfo.ch
Policia kapi 20,000 euro në para të gatshme, disa thika, droga, dhe disa dokumente dhe gjatë bastisjeve të kryera nga ekspertët e zbatimit të ligjit.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël












