Lajme
Policia shpërndan maska në aeroportin e Cyrihut
Ndërkaq, në përpjekje pastrimi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, për herë të parë po përdoren robotë të rinj për të pastruar sipërfaqet në aeroport
Ndonëse në aeroportin e Cyrihut nuk ka detyrim për vënien e maskës, oficerët e policisë kantonal janë të autorizuar të japin maska për udhëtarët në rastet kur nuk mund të respektohet distanca minimale. Kështu ka sqaruar kreu i policisë së aeroportit në konferencën për media të mbajtur sot, shkruan srf.ch.
“Nuk do të ketë asnjë detyrim që të vendosni maskë në të ardhmen, ka thënë Stefan Tschudin, zyrtari kryesor i Operacioneve në Aeroportin e Cyrihut, transmeton albinfo.ch. “Për ne, prioriteti kryesor është kujdesi për pasagjerët, vizitorët dhe të gjithë punonjësit në Aeroportin e Cyrihut. Të gjithë këta duhet të kenë mbrojtje maksimale dhe një ndjenjë sigurie, gjatë udhëtimit ose gjatë punës.
Ndërkaq, drejtuesit e aeroportit po mbështesin një përpjekje pastrimi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Për herë të parë, robotë të rinj pastrimi po përdoren për të pastruar sipërfaqet në aeroport, transmeton albinfo.ch. Shpërndarësit e materies dezinfektuese tashmë janë vendosur në 200 vende dhe në të gjitha sportelet janë instaluar ekranet mbrojtëse Plexiglass.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












