Jeta në Zvicër
Policia zvicerane përgatit ‘kurthin’ për vozitësit e huaj
Disa shoferë të huaj të makinave, janë bashkuar miqësisht me veturat e tyre të llojit dhe ngjyrës së njëjtë, duke shkelur disa herë Ligjin zviceran të komunikacionit
Një francez i moshës 20-vjeçare është dënuar të premten pasi kishte vozitur me shpejtësi prej 195 km/h në Bovernier të Valisit, në një pjesë të rrugës ku shpejtësia maksimale ka qenë e limituar në 80 km/h. Përpos tij, u gjobitën edhe disa vozitës të tjerë të cilët ishin pjesë e grupit.
Policia Kantonale e Valisit, paraprakisht ka qenë e informuar për kalimin e dhjetëra veturave sportive, të të njëjtit lloj dhe ngjyrë, kanë thënë nga policia gjatë fundjavës, përcjell Albinfo.ch.
Me këtë rast, ajo ka vendosur radar në relacionin në mes Grand-St-Bernard dhe Forclaz.
Rreth orës 11:30, Në Bovernier, në një pjesë të rrugës të limituar në 80 km/h, dy vozitësit e parë u regjistruan me shpejtësi prej 124 km/h, gjegjësisht 125 km/h. Menjëherë pas kësaj, një vozitësi i tretë është regjistruar me shpejtësi prej 195 km / h, duke llogaritur edhe tolerancën (5 km/h).
Me vendim të Prokurorisë, vozitësi 20-vjeçar është dashur të paguajë një garanci të gjobës prej 3.500 frangash, të shoqëruar me një ndalesë të vozitjes në Zvicër, për një periudhë të pacaktuar.
Stacioni policor i Policisë Kantonale ka regjistruar edhe shumë thirrje që informonin për sjelljen e pahijshme të disa anëtarëve të kësaj miqësie.
Gjatë pasdites, rreth njëzet pjesëmarrës u arrestuan dhe u denoncuan për shpejtësi të tejkaluar dhe parakalim të paligjshme në aksin e Forclaz.
Të gjithë shkelësit e ligjit janë shtetas të huaj dhe automjetet e tyre kanë qenë të regjistruara jashtë vendit.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në Banka zvicerane UBS do të jetë në gjendje të zgjerojë shërbimet e saj për klientët në... -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë














