Turizëm
Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi bashkëpunojnë në sezonin turistik
Shqipëria e Mali i Zi kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes vete për sezonin turistik për bashkëpunim mes dy policive.
Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Ardi Veliu, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Malit të Zi, Veselin Veljovic.
Ata thanë se sezoni turistik ka rritur nevojën për rritjen e sigurisë.
Protokolli përcakton se Policia e Shtetit do të dërgojë në Malin e Zi 4 oficerë policie, dy prej të cilëve nga shërbimet e Policisë Kriminale dhe Strukturave për Hetimin dhe Parandalimin e krimeve dhe dy të tjerë nga shërbimet e Rendit dhe Sigurisë Publike, për periudhën kohore deri më 31.08.2019, transmeton albinfo.ch.
Ata do të kryejnë shërbimet e tyre në Stacionet Policore të Ulqinit dhe Budvës.
Gjithashtu ata do të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme me qëllim parandalimin e veprave kriminale si: trafikimin e qenieve njerëzore dhe migracionin e paligjshëm, prostitucionin, trafikun e lëndëve narkotike etj.
Të tjera nga Turizëm
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë












