Shkurt.ch
Politika zvicerane vë në dyshim përndjekjen e eritreanëve
Vizita e një grupi politikanësh zviceranë atje po cilësohet herë si «propagandë regjimit diktarorial në Eritrea», e herë si zbritje në rrafshin real të gjërave
Një udhëtim në Eritrea që e kanë ndërmarrë ditë më parë një grup politikanësh zviceranë ka përforcuar në opinionin e këtushëm përceptimin që kishte filluar të përhapej prej kohësh. Sipas tij, situata në këtë vend nuk është aq e zezë siç përshkruhet nga azilkërkuesit që vijnë prej andej. Në përputhje me këtë ndryshim perceptimi, ka filluar të lëkundet edhe statusi i refugjatëve eritreanë në Zvicër.
Kjo vizitë dhe përfundimet e dala nga ajo po cilësohen herë si «propagandë regjimit diktarorial në Eritrea», e herë si zbritje në rrafshin real të gjërave.
Politikanët që kanë qëndruar disa ditë atje thonë se nuk kanë qenë të mbikëqyrur dhe se nuk kanë fituar përshtypje për ndonjë përndjekje sisematike. Madje politikania e Partisë së Gjelbër nga kantoni Aargau, Susanne Hochuli ka thënë se «ka marrë shumë përshtypje pozitive nga atje». Por ka shtuar ajo, nuk dëshiron të nxjerrë përfundime të shpejtuara politike.
Hochuli, e cila është pjesë e ekzekutivit të kantonit të saj, së bashku me politikanët nga partitë tjera, Christian Wasserfallen (FDP), Thomas Aeschi (SVP), Claude Begle (CVP) dhe Yvone Feri (SP) kishin ndërmarrë këtë udhëtim për të mbledhur shënime mbi gjendjen në vend, transmeton albinfo.ch raportimet nga mediet zvicerane. Ata planifikojnë të takohen me ministren e drejtësisë, Simnetta Sommaruga që t`ia përcjellin përshtypjet nga vizita.
Nga ana tjetër, Amnestyy International e Zvicrës ka kritikuar bilancin e bërë nga politikanët e përmendur pas vizitës në Eritrea. Drejtoresha e kësaj organizate Manon Schick ka thënë për televizionin e Zvicrës Frankofone RTS se gjendja për të kthyerit eventualë në Eritrea vazhdon të jetë me rrezik. «Në rast kthimi atje, dezertorët dënohen me burgime shumëvjeçare. Po ashtu ndiqen edhe të krishterët evangjelistë.
Eritreanët prej disa vitesh përbëjnë grupin më të madh të reugjatëve që vijnë në Zvicër.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih Rreth 30 persona u evakuuan gjatë natës, ndërsa apartamenti i përfshirë nga flakët është bërë i... -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese” -
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra -
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër













