Sport
Politikani gjerman: Gjermania s’ka futbollistë gjermanë
Politikani gjerman, Alexander Gauland, është shprehur se në Kombëtaren gjermane nuk ka futbollist gjerman, duke iu referuar lojtarëve të huaj, ku bën pjesë edhe Shkodran Mustafi
Vetëm disa ditë pas komenteve për Jerome Boateng, politikani gjerman, Alexander Gauland ka thënë se anglezët dhe gjermanët nuk kanë lojtarë të tyre në ekipet kombëtare, shkruan “dw.com”, përcjell albinfo.ch.
“Gjermania dhe Anglia në ekipin e tyre nuk kanë lojtar gjerman ose anglez që disa vite”, ka thënë ai për revistën “Der Spiegel”. Vetëm pse ekipi kombëtar ka lojtar të huaj, nuk do të thotë se shteti është një vend i imigracionit, ka shtuar ai. Komentet e tij vetëm disa ditë pasi tha se njerëzit e duan Boateng në Kombëtaren gjermane, por nuk e duan si fqinj, ishte shprehur politikani gjerman për “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung”.
“Nuk besoj se ekipi kombëtar është simbol i shenjës se gjermanët e duan migrimin”, shtoi ai. Shumë lojtarë të huaj do të paraqiten për Gjermaninë në Kampionatin Evropian si Sami Khedira i cili është gjysmë tunizian, Mario Gomez babanë e ka nga Spanja, Lukas Podolski është i lindur në Poloni, Shkodran Mustafi ka prejardhje shqiptare, babai i Leroy Sane është nga Senegali, dhe nëna e Antonio Rudiger është nga Sierra Leone.
Ylli Mesut Ozil, familja e të cilit vjen nga Turqia, mori vëmendjen e politikanit kur vizitoi Mekën, duke e kritikuar edhe atë. Megjithatë, shumica e gjermanëve nuk pajtohen me komentet e Gaulandit për Boateng, ku 82 % janë shprehur se do të ishin të lumtur nëse do ta kishin fqinj, kurse 87 prej tyre do të dëshironin ta kishin në derën e parë.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një tubim në Zvicër ka thënë se mërgimtarëve iu pengon... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













