Bota
Polonia shkel ligjin e BE-së me reformën në drejtësi
Ligji polak për pensionimin e detyrueshëm të gjyqtarëve në trupat gjykues shkel ligjin e BE. Kjo u vendos nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë në Luksemburg.
Sipas Seksionit të Madh, Polonia shkel detyrimet që ka sipas ligjit të BE-së, sepse për femra dhe meshkuj që punojnë si gjyqtarë ose prokurorë në Poloni ka futur mosha të ndryshme pensionimi. Shkelje e së drejtës në BE është gjithashtu ulja e moshës së pensionit për gjyqtarët në gjykata, duke i dhënë në të njëjtën kohë ministrit të Drejtësisë kompetencën për të zgjatur shërbimin aktiv të këtyre gjyqtarëve.
Gjykata i dha të drejtë me këtë vendim padisë për shkeljen e marrëveshjeve të BE-së, të ngritur nga Komisioni Evropian. Komisioni, i cili mbikëqyr respektimin e ligjeve të BE-së në bashkësinë ndërkombëtare, ka ngritur një padi kundër qeverisë konservatore të krahut të djathtë në Varshavë për shkak të rregullave juridike, përcjell albinfo.ch.
Vendimi është gjithashtu një hap pas për ministrin polak të Drejtësisë, Zbigniew Ziobro.
Partia në pushtet në Poloni PiS që prej vitit 2015 ka reformuar me disa ligje gjyqësorin dhe tani, sipas kritikëve, ia ka nënshtruar atë vetes. Në rastin konkret në vitin 2017 ajo imponoi, ndër të tjera, rregulla të reja mbi pensionin për gjyqtarët në gjykata. Në vend të moshës 67-vjeçare, gratë duhet të dilnin në pension në moshën 60 vjeçe dhe burrat në moshën 65 vjeç. Përjashtime mund të autorizojë vetëm ministri i Drejtësisë.
Komisioni Evropian e pa këtë si shkelje të ndarjes së pushteteve, si dhe të barazisë midis meshkujve dhe femrave dhe ngriti padi para Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.
Më vonë, në vitin 2018 qeveria polake e ndryshoi rregulloren. Ndër të tjera, ajo kufizoi kompetencat e ministrit të Drejtësisë dhe e ngriti moshën e pensionit të grave në 65 vjet. Autoriteti i Brukselit megjithatë iu përmbajt edhe më tej padisë.
Komisioni i BE-së tani duhet të verifikojë nëse Polonia ka respektuar vendimin me ndryshimet e vitit të kaluar. Po të mos jetë bërë kjo nga këndvështrimi i autoriteteve të Brukselit, Komisioni mund të paraqesë përsëri padi para GJED.
Humbje e mëtejshme juridike e Polonisë
Në një proces tjetër për reformën e drejtësisë së Polonisë tashmë është marrë vendimi – bëhet fjalë për pensionin e detyruar të gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë të Polonisë. GJED vendosi në qershor që rregulli shkelte ligjet e BE-së.
Përveç kësaj, në vitin 2017 Komisioni i BE-së filloi kundër Polonisë një procedurë për të konstatuar nëse e ka shkelur Polonia shtetin ligjor të në kuptimin e nenit 7 të Traktateve të BE-së. Kjo procedurë shkon shumë më larg se një proces gjyqësor para GJED. Në fund, një shteti të prekur mund t’i hiqet përkohësisht e drejta e votës në BE. Sidoqoftë, kjo produrë deri tani thuajse nuk ka përparuar.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud














