Shkurt.ch
Popullsia urbane zvicerane, gjithnjë e më e arsimuar
Popullsia urbane e Zvicrës është më e kualifikuar se kurrë, sipas statistikave (FR) të lëshuara nga Zyra Federale e Statistikave (OFS) dhe Bashkimi i Qyteteve Zvicerane (UVS). Çdo vit, të dy organet publikojnë një sërë statistikash rreth qyteteve zvicerane; edicioni i 80-të i botuar në prill 2019 përqendrohet në arsimin, përcjell albinfo.ch.
Në qytetet më të mëdha të Zvicrës, 41.3 për qind e popullsisë morën pjesë në një institut të arsimit të lartë.
Gati gjysma e popullsisë së Cyrihut, 45.5 për qind, kanë një diplomë të arsimit të lartë. Në Gjenevë është 42.4 për qind e popullsisë; në Bernë 41.8 për qind.
Mesatarisht në 172 qendrat urbane të përfshira në anketë, 32.1 për qind e popullatës ka një diplomë të lartë arsimore, përcjell albinfo.ch.
Mesatarja kombëtare është 28.6 për qind. Vetëm 24.5 për qind e popullsisë urbane të Zvicrës përfunduan vetëm shkollimin e detyrueshëm shkollor, duke zgjedhur që të mos vazhdojnë studimet e tyre në arsimin e lartë.
Vetëm mbi 12 për qind e popullsisë zvicerane mbi moshën 15-vjeçare aktualisht është e regjistruar në arsimin e lartë, përcjell albinfo.ch.
Kur është fjala për gjininë, 55 për qind e të gjitha çifteve të martuara në qytetet e mëdha kanë të njëjtat nivele arsimimi. Duke thënë këtë, në 27 për qind të rasteve bashkëshorti ka një nivel më të lartë arsimi, ndërsa vetëm 11.2 për qind e rasteve është bashkëshortja më i arsimuar në çift, përcjell albinfo.ch.
Gjeneva është qyteti më i balancuar në aspektin e arsimit mes çifteve, ndërsa në qytetin e Stans, ku 38 për qind e meshkujve në çifte kanë një nivel më të lartë arsimor, ka më shumë pabarazi.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit













