Kosova
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë konfirmon perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në BE
Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka dhënë porosinë e saj të qartë për perspektivën e anëtarësimit të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosnjës dhe Serbisë në Bashkim Evropian.
Para fillimit të takimit të shefave të diplomacisë së 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që po mbahet në Bruksel, Baerbock ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së gjashtë ministrave të jashtëm nga perëndimi i Ballkanit, të cilët do takohen me evropianët, në një sesion pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, shkruan albinfo.ch.
“Oferta e paqes dhe sigurisë në Bashkimin Evropian është mburoja mbrojtëse më e rëndësishme tani edhe për partnerët dhe miqtë tanë në Ballkanin Perëndimor. Prandaj është kaq qendrore që ne në këto kohë ta kuptojmë që zgjerimi është një çështje gjeopolitike, dhe që për paqe e siguri në Evropë, nuk duhet të ketë ‘zona gri’. Me vjen mirë që sot ministrat e ministret e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor sërish janë në takim me ne”, tha Baerbock.
Ndryshe, ajo ka shtuar se Bashkimi Evropian forcohet me zgjerimin që pritet të bëhet me shtete të reja anëtare.
E-Diaspora
-
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një postim të saj në Facebook, të publikuar sot, është... -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026
Jeta në Zvicër
-
Thirrje për qeverinë zvicerane që të ndalojë përdorimin e X Partia Socialiste Zvicerane thotë se do të paraqesë një mocion parlamentar mbi këtë temë nëse qeveria... -
Shoferët zviceranë paralajmërohen për mashtrimet me vinjetat elektronike në autostradë -
Kandidatët për parlamentin zviceran do të marrin pagesa papunësie pa kërkuar punë -
Trajnimi i inspektorëve të sigurisë nga zjarri ndryshon ndjeshëm në të gjithë Zvicrën -
Aldi do të mbyllë disa dyqane












