Shqipëria
Portieri Alban Hoxha ishte i dehur
Kapiteni dhe portieri i skuadrës së Partizanit në Shqipëri është arrestuar nga policia për përdorim të veturës nën ndikimin e alkoolit.
31-vjeçari ndodhet në Komisariatin Numër 1 në Tiranë dhe pritet të dalë për masë sigurie në gjykatë të martën, duke rrezikuar kështu edhe derbin e kryeqytetit, përcjell albinfo.ch.
Lajmi për ndalimin e tij vjen në një moment të vështirë për Partizanit, pasi të premten luan në derbi kundër Tiranës.
Në testin e alkoolit Hoxha ka rezultuar në masën 0.52 miligramë për litër, ndërsa norma e lejuar është 0.30 miligramë për litër. Ndryshe drejtuesit e Partizanit kanë aplikuar gjoba dhe masa të tjera ndëshkuese për lojtarët, kur thyejnë rregullat e klubit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













