Shqipëria
Portofoli zviceran për arsimin profesional nis një fazë të re për 2023-2027
Një bashkëpunim i ri filloi mes dy projekteve për arsimin dhe formimin professional të financuara nga Zvicra dhe të zbatuara nga UNDP dhe Swisscontact në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë

Projektet e Programit të Zhvillimit të Aftësive për Punësim (SD4E) dhe Skills for Jobs (S4J) kanë përafruar tashmë kuadrin e tyre të aktiviteteve dhe do të integrojnë më tej mbështetjen e tyre për sektorin e arsimit profesional në Shqipëri. Ky portofol i përbashkët do të sigurojë që ndërhyrjet të krijojnë sinergji për më shumë ndikim, transmeton albinfo.ch.
“Jam i lumtur që jemi sot këtu të gjithë së bashku për të festuar fillimin zyrtar të të dy projekteve dhe ju uroj suksese në zbatimin e tyre. Falë bashkëpunimit të plotë ndërmjet SD4E dhe S4J, shpresojmë të realizojmë sinergji të mëtejshme duke synuar një transferim të qëndrueshëm të arritjeve tona të përbashkëta”, tha Philipp Arnold, Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën e Zvicrës.
Monica Merino, Përfaqësuesja e Përhershme e PNUD-it tha: “Ky rrugëtim i suksesshëm dhe sfidues drejt ndryshimit sistematik në fushën e zhvillimit të aftësive profesionale nuk ka përfunduar ende, por është dhënë një kontribut i rëndësishëm. Disa procese janë duke u zhvilluar për të siguruar që rezultatet të jenë të qëndrueshme dhe të përmirësohen më tej, si dhe të transferohen njohuritë dhe ekspertiza. Kjo është arsyeja pse është një mundësi e shkëlqyer për dy projektet tona që të vazhdojnë të kontribuojnë në nivelin e politikave dhe të ofrimit. Falënderojmë Ministrinë e Financave për partneritetin dhe qeverinë zvicerane për angazhimin e gjatë thelbësor.”
“Në Swisscontact, vlerat tona thelbësore janë të lidhura ngushtë me partneritetin e vazhdueshëm me sektorin privat. Përfshirja e tyre aktive shërben si garanci për arsim dhe trajnim profesional me cilësi më të lartë (AFP) dhe është thelbësore në avancimin e agjendës së kapitalit njerëzor të Shqipërisë”, tha Cuan Opperman, Drejtori i vendit, Swisscontact Albania.
Të dy projektet punojnë për të siguruar që arsimi dhe aftësitë profesionale të përmirësohen në atë shkallë që të rinjtë shqiptarë të jenë të përgatitur për një punësim fitimprurës dhe të denjë. SD4E fokusohet më shumë në nivelin e politikave dhe në forcimin e kapaciteteve të ministrive të linjës dhe agjencive qeveritare, ndërsa S4J fokusohet në përmirësimin e ofertës së institucioneve profesionale dhe bashkëpunimin e tyre me sektorin privat. Me fazën e re, të dy projektet kanë rinovuar planet e tyre për periudhën 2023-2027 dhe kanë harmonizuar ndërhyrjet e tyre të planifikuara për të siguruar më shumë impakt.
Në këtë fazë të re projektet kanë një lidhje më të ngushtë me Strategjinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive të Shqipërisë 2030 dhe aktivitetet e tyre do të kontribuojnë në përmirësimin e zhvillimit ekonomik dhe punësimit. Aktivitetet do të zbatohen në partneritet me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, si dhe Agjencinë Kombëtare të Arsimit Profesional, Formimit dhe Kualifikimeve.
E-Diaspora
-
Filmi i regjisorit Fisnik Maxwille, nominohet në 5 kategori të Çmimeve Zvicerane të Filmit Mësohet se filmi me titullin “The Land Within” (Toka Brenda Meje), i regjisorit Fisnik Maxwille,...
-
“Bild”: Kujdes, Shqipëria kërkon t’i vjedhë Gjermanisë një super-talent
-
Numarics nga Kosova, në garë me kompanitë evropiane për ‘Startup of the year’, ja si mund ta votoni
-
Rita Ora do të udhëheqë një prej ngjarjeve më të mëdha të Vitit të Ri në ‘Times Square’
-
Si rrodhi dita e parë e deputetit Alijaj në Parlamentin e Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mblidhen 72.000 nënshkrime kundër zgjerimit të autostradës Dy muaj pas fillimit të referendumit kundër zgjerimit të autostradës, janë mbledhur 72 mijë nënshkrime. Kjo...
-
Avioni që Zvicra e bleu 6 miliardë franga bën shumë zhurmë, ankohen banorët
-
Frangu forcohet kundrejt Euros
-
Çdo e treta çerdhe në Zvicër shënon humbje
-
Zvicër: Ndryshimi i motit do të vijë në fundjavë