Kosovë
Potencialet turistike të Kosovës promovohen në Izrael
Tre operatorë turistikë nga Kosova: Outdoor Kosovo, Balkan Destination dhe Balkan Natural Adventure janë duke i promovuar potencialet turistike të Kosovës në panairin e turizmit “International Mediterranean Tourism Market- IMTM 2023”, që është duke u mbajtur në Tel Aviv të Izraelit, më 14 dhe 15 shkurt 2023, përcjell albinfo.ch.
Kosova në këtë panair ka një shtand me hapësirë prej 12 m2, i cili gjendet në Sallën 1, nr. 113 që është siguruar nga MINT/KIESA.
Shtandi i Kosovës është vizituar nga znj. Ines Demiri, ambasadore e Kosovës në Jerusalem dhe znj. Tamar Ziv, ambasadore e Izraelit në Kosovë.
Pjesëmarrja në IMTM është një mundësi e mirë për promovimin e atraksioneve turistike që ofron Kosova, duke përfshirë vendet historike, ngjarjet kulturore, turizmin e aventurës dhe gastronominë.
Krahas promovimit të potencialeve turistike, operatorët nga Kosova, po e përcjellin në këtë panair edhe trendin ndërkombëtar të industrisë së turizmit.
Brenda dy dite, panairi IMTM vizitohet nga 30 mijë vizitorë. Aty marrin pjesë rreth 2900 ekspozues nga 52 shtete të botës.
Pjesëmarrja në panairin IMTM u mundësua nga MINT/KIESA, në bashkëpunim me PPSE.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve Rritja e çmimeve të karburanteve ka ardhur në një moment të pafavorshëm, pikërisht kur shumë pushues... -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg -
Gjysmëvjetori i Swatch-it: Rritet shitja, ulet fitimi












