Shkurt.ch
Pothuajse çdo student i dytë është i huaj në ETH
Nëntë nga 20 të diplomuarit në ETH nuk kanë një pasaportë zvicerane. A vlejnë investimet miliardëshe për ETH nëse gati gjysma e përfituesve janë të huaj?
ETH (Universiteti Teknik i Cyrihut) edhe ai EPFL i Lozanës janë ndër universitetet më të mira në botë. Në vitin 2017 janë 31.293 studentë dhe studentë të doktoraturës që ishin regjistruar në këto universitete tekniko-shkencore.
Në vitin 2000, në mesin e studentëve dhe doktorantëve 3820 ishin të huaj në njërin prej dy universiteteve. Vitin e kaluar ka qenë 13014. Përqindja e të huajve është rritur gjatë kësaj periudhe nga 24 në 46 për qind, shkruan albinfo.ch.
Sipas Blick, ky fluks është një dëshmi për reputacionin e shkëlqyer që gëzon Instituti Federal i Teknologjisë në Zvicër në mbarë botën. Zvicra financon çdo vit rreth 2.5 miliardë franga në ETH .
Tarifat e shkollimit për ETH janë jashtëzakonisht të ulëta në krahasimet botërore. Dhe të huajt, qoftë nga Bashkimi Evropian apo vende të tjera paguajnë të njëjtën tarifë si zviceranët.
Përveç kësaj, dituria kthehet prapa në ekonominë zvicerane. “Këtë e kemi vlerësuar. një vit pas diplomimit 72 për qind e të diplomuarve të huaj të ETH-së punojnë në Zvicër. Pas pesë vjetësh, ajo është ende 65 për qind. “, tha Gian-Andri Casutt nga ETH.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës Fëmijët e diasporës në Ostermundigen përgatiten për festën e Pavarësisë së Kosovës... -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?












