Lajme
Presidenti i Afganistanit refuzon lirimin e talibanëve të burgosur
Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, ka thënë se qeveria e tij nuk është zotuar për të liruar të burgosurit talibanë, siç thuhet në marrëveshjen e arritur mes SHBA-së dhe militantëve.
Nën marrëveshjen e nënshkruar të shtunën në Katar, 5000 talibanë do të duhet të liroheshin në këmbim të 1000 të qeverisë, deri më 10 mars.
Ghani ka thënë se një lirim i tillë nga burgu “nuk mund të jetë parakusht për bisedime”, por duhet të jetë pjesë e negociatave.
Marrëveshja mes SHBA-së dhe talibanëve përfshin edhe një fazë të tërheqjes së trupave të SHBA-së.
Në këmbim, grupi islamist është pajtuar të mbajë bisedime paqësore me qeverinë afgane.
Marrëveshja po ashtu thotë se talibanët do të parandalojnë al-Qaedan dhe të gjitha grupet ekstremiste nga operimi në hapësirat të cilat i kontrollojnë.
SHBA-ja kishte hyrë në Afganistan pak javë pas sulmeve të shtatorit 2001 në New York nga al-Qaeda, atë kohë me bazë në Afganistan. Talibanët ishin hequr nga pushteti, por u bënë forcë kryengritëse aq sa më 2018 ishte aktive në më shumë se dy të tretat e vendit.
“Ulja e dhunës do të vazhdojë me një qëllim që të arrijmë armëpushim të plotë. Por, s’ka zotim se do të lirohen 5000 të burgosur. Kjo është e drejtë dhe vetë vullneti i popullit të Afganistanit. Mund të përfshihej në agjendën e bisedimeve brenda afgane, por s’mund të jetë parakusht për bisedime”, ka thënë Ghani, më pak se 24 orë pasi u nënshkrua marrëveshja, transmeton BBC.
Çdo lirim, sipas tij, nuk është në autoritetin e SHBA-së, por në të Afganistanit.
Rreth 10 mijë besohet të jetë numri i talibanëve që mbahen në burgjet e Afganistanit, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune












