Lajme
Presidenti i Kolumbisë me paralajmërim për SHBA-në: Do të kapim armët nëse na sulmoni
Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka paralajmëruar se do të “merrte armët në dorë” nëse SHBA-ja vendos ta sulmoj atë ose vendin e tij, pas disa kërcënimeve nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Ai ka theksuar përpjekjet e tij për të luftuar trafikun e drogës, gjë për të cilën Trumpi e ka kritikuar, teksa ka pretenduar se sulmet ushtarake amerikane kundër trafikantëve në Kolumbi do të rrezikonin vrasjen e fëmijëve dhe nxitjen e rekrutimit për grupet separatiste që kanë qenë në konflikt me shtetin për dekada.
“Dhe nëse arrestojnë një president që ka mbështetjen dhe respektin e një pjese të madhe të vendit, ata do të nisin një kryengritje popullore”, ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.
Ai ka thënë gjithashtu se ai vetë do të luftonte për të mbrojtur Kolumbinë.
“U betova se nuk do të prekja më një armë por për atdheun do të marr përsëri armët”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare E reja me origjinë shqiptare është zyrtarisht kandidate në konkursin prestigjioz të bukurisë në Belgjikë, duke... -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Gjermani
I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun Gjerman -
Fatlume Bunjaku bëhet anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit -
Numërimi i votave të para nga diaspora ia shton një ulëse VV-së
Jeta në Zvicër
-
Taksitë autonome të Postës Zvicerane do të transportojnë pasagjerë nga viti 2027 Zyra Federale e Rrugëve i ka dhënë PostBus Zvicër një leje të veçantë për të operuar... -
Këshilli Federal dëshiron të imponojë gjuhën e dytë kombëtare në shkollat fillore -
Swissaid ndihmoi 300,000 njerëz në mbarë botën në vitin 2025 -
Thatësira vazhdon në Zvicër pavarësisht shirave -
Zviceranët blejnë më pak televizorë të rinj për Kupën e Botës sesa në të kaluarën












