Shqipëria
Presidenti i Shqipërisë kritikon Britaninë: Shqiptarët nuk janë pushtues
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar për etiketimet e zyrtarëve britanikë ndaj shqiptarëve, të cilët përbëjnë numrin më të madh të emigrantëve të paligjshëm që kanë kaluar këtë vit Kanalin e La Manshit, nga Franca drejt Anglisë.
“Nuk mund të anatemohen dhe të etiketohen si pushtues për faktin që shqiptarët jetojnë e punojnë kudo në botë, janë integruar në shumë vende të botës dhe kanë ndërtuar jetën dhe punuar në mënyrë normale, duke paguar taksa”, tha Begaj. “Nuk është e drejtë të bullizohen. Natyrisht, ka edhe elemente anësore të padëshiruara, që mund të kenë lidhje me krimin, por si këto nuk janë vetëm shqiptarë”, theksoi ai për mediat në Shqipëri, transmeton albinfo.ch.
Begaj i ka kërkuar Mbretërisë së Bashkuar që të hapë një konsullatë në Kukës dhe të bëjë të mundur që qytetarët të ikin me viza të rregullta, si punëtorë sezonalë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës Dyshohet se ai ra nga një vinç gjatë punës, ndërsa autoritetet gjermane po hetojnë rrethanat e... -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës
Jeta në Zvicër
-
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës për muajin qershor... -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit












