Jeta në Zvicër
Presidenti kinez për vizitë historike në Zvicër
Këtë javë Xi Jinping vjen në Zvicër për herë të parë që nga viti 1999. Po ashtu për herë të parë një president kinez merr pjesë në takimin e Davosit.
Forumi i Davosit ose Forumi i Ekonomisë Botërore WEF, i 47-ti me radhë, do të hapet nga presidenti kinez, Xi Jinping.
Kjo është hera e parë që një president kinez po merr pjesë në takimin në Davos. Xi është i shoqëruar nga një delegacion i madh i zyrtarëve kinezë, njoftoi WEF. Samiti i Davosit do të nisë më 17 janar dhe do t’i vazhdojë punimet deri më 20 janar, shkruan albinfo.ch.
Këtë javë Xi Jinping vjen në Zvicër për herë të parë që nga viti 1999. Këshilli Federal mirëpret presidentin kinez, Xi Jinping, duke vlerësuar si një shprehje e marrëdhënieve politikisht dhe ekonomikisht gjithnjë e më të ngushta në mes të Zvicrës dhe Kinës, bëhet e ditur në një njoftim nga Berna. Do të ketë fjalime dhe një darkë gala, përcjell albinfo.ch.
Vizita e fundit shtetërore e vitit 1999 kishte çuar në një përkeqësim të raporteve të rregullta diplomatike: gjatë pritjes zyrtare të presidentit të shtetit, Jang Zemin, me nderime ushtarake në Sheshin Federal, simpatizantë tibetianë kishin kërkuar liri për Tibetin.
E-Diaspora
-
Vrasja e kosovares 71 vjeçare: lirohet nipi, mbeten në burg djali dhe nusja Fillimisht ishin arrestuar djali i saj (51), nusja e saj (48) dhe nipi i saj (27).... -
E drejta e votës për të huajt: Një debat qytetar përballë sfidave të stigmatizimit -
Në nderim të kujtesës historike për gjenocidin serb në Kosovë -
Zvicër
Nis “Swissbau 2026” në Zvicër, prezantohen 27 kompani nga Kosova -
Angli
Angli, hapen klasa të reja për mësimin e gjuhës shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva drejt lejes prindërore 24-javore Kantoni i Gjenevës po afrohet drejt zbatimit të lejes prindërore prej 24 javësh. E miratuar në... -
Davos, WEF 2026: Aktiviteti në platformën e takimeve intime rritet me 4000% -
Autobusët e rinj elektrikë në Bernë dhe Schaffhausen mbeten të ftohtë, ankohen pasagjerët dhe shoferët -
Kurti nga Davosi: Serbia po e kupton se Kosova është shtet edhe pse e refuzon njohjen -
Aleancë kundër tatimit individual për çiftet e martuara












