Kosova
Presidenti kroat: Kosova duhet të njihet
“Shqipëria ka bërë përparim, por BE s’ka reflektuar”
Bëhet e ditur se presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ndodhet për një vizitë dy ditore në Shqipëri me ftesë të Presidentit Begaj, përcjell albinfo.ch.
Milanoviç deklaroi se vendet e Bashkimit Evropian po tregohen të pasinqerta me Shqipërinë dhe Kosovën.
Presidenti kroat theksoi se është i vetmi joshqiptar që ka kërkuar njohjen e Kosovës.
Milanoviç: Në 20 vjet jam dëshmitar i zhvillimit të Shqipërisë në të gjitha aspektet. Fatkeqësisht ky progres nuk është përcjellë me reagimet e duhura institucionale nga ana e Bashkimit Europian. Dua të them diçka që e kam thënë për herë të parë në vitin 2012, kur kryeministër ishte Sali Berisha, por rrethanat ishin të ngjashme. Në atë kohë Shqipëria kishte 3 vjet që ishte anëtare e NATO-s. Në atë kohë Serbia dhe Mali i Zi kishin avancuar, por për Shqipërinë nuk ndodhte asgjë. Ky absurd, i cili ishte i dukshëm atëherë, është i dukshëm edhe tani.
Një shtet që është mjaft i organizuar që të jetë anëtare në NATO, në të njëjtën kohë avancimi drejt një aleancë tjetër si Bashkimi Europian, aty Shqipëria nuk ka mundur as të bëjë hapin e parë, madje as të ngrihet nga shtrati. Kjo është e pasinqertë, nuk është siç duhet. Tashmë pas 11 vjetësh, kemi lëvizur pak, por jo shumë.
Kjo flet shumë për Bashkimin Europian, për prioritetet tona. Fakt është që jam ndër të vetmit që nuk jam shqiptar, dhe kam bërë në New York thirrjen për të pranuar Kosovën. Kjo është tema për të cilën foli edhe zoti president. Këtë fakt e di e gjithë Europa, por nuk do ta përmend, kjo nuk është shumë e mirë dhe e sinqertë. Kjo është e padobishme, e madje e dëmshme për ne. Kemi 12 vjet që dëgjojmë argumente të njëjta, e ndërsa koha kalon, pengesat bëhen më të vështira. Shumë pak gjëra po bëhen.
E-Diaspora
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj












