Sport
Presidenti i Parisit merret në pyetje nga hetuesit zviceranë
Presidenti i Parisit, Nasser Al-Khelaifi ishte i qetë dhe tha se nuk ka asgjë për të fshehur, pasi është marrë në pyetje shtatë orë nga hetuesit në zyrën e avokatit të përgjithshëm në Bernë të Zvicrës, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Ndaj tij ka pasur një rast penal për ryshfet, që lidhet me të drejtat e transmetimit të Kampionateve Botërore.
Ai është ftuar nga prokurorët zviceranë, derisa rasti ndaj tij ishte hapur rreth dy javë më parë, përcjell albinfo.ch.
“Erdha në Zvicër për të sqaruar situatën. U përgjigja pyetjeve dhe nuk kam asgjë për të fshehur”, ka thënë Al-Khelaifi për “L’Equipe”.
“Unë jam në dispozicion nëse prokurorët federalë zviceranë duan të më së shohin përsëri”, ka shtuar ai.
Për të dyshohet se ka blerë të drejtat televizive të Botërorit 2026 dhe 2030, duke i ofruar ryshfet ish-sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s, Jerome Valcke.
Ai zotëron grupin e Mediave të Katarit, që ka fituar të drejtën për të transmetuar Kampionatet Botërore.
Valcke thuhet se ka pranuar se ka marrë ryshfet për t’i dhënë të drejtat e transmetimit e Kampionateve Botërore nga 2018 deri më 2030, por nuk është bërë emri që i ka dhënë ryshfet.
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje Bëhet e ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të...
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
Jeta në Zvicër
-
SNB, 58.8 miliardë fitim neto në tremujorin e parëw Duket se pas deficitit prej 3.2 miliardë lekësh të regjistruar vitin e kaluar, Banka Kombëtare e...
-
Migros do të sjell hamburgerë të rinj, zviceranët skepitkë
-
Rreth 150 mëlçi transplantohen në të gjithë Zvicrën çdo vit
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër