Futboll
Presidenti, trajneri dhe kapiteni i Kosova Zurich: Ishim të nderuar të luajmë për Superkupë
Nesret Limani, Martin Dosch dhe Fuat Sulimani flasin për albinfo.ch
Të shtunën Feronikeli dhe Kosova Zurich kanë luajtur në Superkupën Mbarëkombëtare, ku fitoi Nikli, megjithatë, rezultati ishte në plan të dytë.
E rëndësishme ishte mikpritja e vendasve, por që skuadra shqiptare në Zvicër nuk e harron vendlindjen.
Kosova Zurich është skuadra më e suksesshme shqiptare për momentin në Zvicër, ku garon në kategorinë e katërt.

Kryetari i klubit, Nesret Limani, ka folur ekskluzivisht për albinfo.ch. “Jemi në Ligën e Katërt në Zvicër apo më të lartën. Kemi ekipin senior, junior, e kështu me radhë. Në ekipin tonë kemi lojtarë shqiptarë, por edhe të kombësive tjera. Jemi një ekip shumë i organizuar. Për ne nuk është i rëndësishëm rezultati për Superkupë, por bashkëpunimi me Unionin e Klubeve dhe jemi krenarë që kemi ardhur në Kosovë të luajmë. Në këtë ligë jemi që tre vjet dhe synojmë të kemi stabilitet, por sigurisht se në të ardhmen do të mundohemi të ngritemi një ligë më lart”, ka thënë Limani.

Trajneri Martin Dosch ka folur për cilësinë që ka në ekipin e tij. “Ne duam të shkojmë hap pas hapi dhe të kemi stabilitet e më pas të mendojmë nëse mund të arrijmë një ligë më lartë në Zvicër. Sa i përket ndeshjes së sotme, jemi shumë të nderuar që po luajmë ndaj një skuadre që ka marrë pjesë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve dhe kjo është një sfidë mjaft e veçantë për ne”, deklaroi Dosch për albinfo.ch.

Fuat Sulimani është kapiten dhe lojtar shumëvjeçar në këtë skuadër. “Për mu është nder i madh të jem kapiten dhe të udhëheqi ekipin këtu. Jemi emocionuar sa herë jemi në Kosovë. Duam të tregojmë edhe paraqitje të mira në Kosovë, ashtu si edhe në Zvicër. Për ne është nder i madh të luajmë në Kosovë”, theksoi Sulimani.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA












