Kultura
Prezantohen dy libra të Gani Bytyçit
Dashamirë të fjalës së shkruar, poetë, artistë, krijues, miq të mi e miq të librit, Ju ftoj të jemi bashkë, në Mbrëmjen Letrare, më 27 prill (e shtunë)!
MBRËMJE LETRARE
QSHKI “BESA” në Kreuzlingen, në bashkëpunim me SHKSHZ, organizon mbrëmje letrare me shkrimtarin dhe piktorin Gani BytyçI
Në këtë takim do të prezantohen dy librat e tij MAKTH dhe FLETËZA DHEMBJEJE
Për krijimtarinë e autorit do të referojnë: Shkrimtari dhe gazetari Emin Azemi, (redaktor i librit FLETËZA DHEMBJEJE), dhe kritiku letrar Shefqet Dibrani
Me këtë rast do të bëhet edhe një bashkëbisedim letrar me autorin, referuesit dhe të pranishmit në takim. Do të lexohen edhe fragmente nga krijimtaria letrare e autorit në përcjellje me piano. Në mbyllje të takimit, për të pranishmit do të ketë një koktej rasti.
Lusim të interesuarit për këtë takim që të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre deri më 24 prill 2019, për arsye të vendeve të kufizuara.
Nat. 079 199 51 47 ose në Facebook – QSHKI “BESA”
Takimi do të mbahet më 27 prill 2019 dhe do të fillojë në ora 19:30
Në këtë adresë: QSHKI “BESA”, Seetalstr. 41 8280 Kreuzlingen
MIRË SE VINI!
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit27 Prill 2019
- Ora19:30
- LokacioniKreuzlingen
- Data e përfundimit26 Prill 2019 - 12:00
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar









