Shkurt.ch
Prindërit e huaj lirohen nga pagesa për mësimin plotësues të gjermanishtes
Këtë vendim, gjykata e ka mbështetur në parimin se ndjekja e mësimit në shkollën fillore është pa pagesë sipas kushtetutës. Dhe, kjo e drejtë përfshin edhe barazinë e shanseve për shkollim
Në rastet kur autoritetet e shkollës i udhëzojnë nxënësit me prejardhje të huaj të vijojnë kurse plotësuese të gjuhës gjermane, ato duhet t`i marrin përsipër edhe shpenzimet dhe të mos i ngarkojnë me to prindërit e nxënësve në fjalë.
Një vendim të tillë e ka marrë Gjykata Federale e Zvicrës, duke e hedhur poshtë kështu një rregullim që ishte në fuqi në kuadrin e Ligjit mbi Shkollën Publike në Kantonin Thurgau, shkruan srf.ch.
Këtë vendim, gjykata në fjalë e ka mbështetur në parimin se ndjekja e mësimit në shkollën fillore është pa pagesë sipas kushtetutës, transmeton albinfo.ch. Dhe, kjo e drejtë përfshin në vete edhe barazinë e shanseve me rastin e shkollimit, argumenton gjykata.
Fakti se nxënësit mund të detyrohen të ndjekin mësimin plotësues të gjuhës (gjermane) nuk është i kontestueshëm, thuhet më tutje në vendimin e Gjykatës Federale.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës














