Lajme
Prishtina dështon ta kryej regjistrimin në veri të vendit
Edhe ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar është shprehur pesimistë se do të realizohet regjistrimi në veriun e Mitrovicës
Qeveria e Kosovës përfundimisht nuk do të ketë të dhëna zyrtare sesa qytetarë jetojnë në pjesën veriore të Mitrovicës, sa ekonomi familjare dhe sa banesa apo shtëpi ka në atë anë.
Kjo për faktin se ekzekutivi qendror dhe Komisioni Evropian kanë dështuar që ta bindin komunitetin serb në veri që të pranojë të regjistrohet, pavarësisht faktit se për gati një muaj një OJQ ishte angazhuar për të bërë fushatë një pjesën veriore të Mitrovicës, e cila përmes shpërndarjes së broshurave kishte bërë përpjekje që serbëve të atjeshëm t’u shpjegohet rëndësia e procesit të regjistrimit të popullsisë, shkruan gazeta Koha Ditore.
Në zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës ka konfirmuar në kushte anonimiteti për Kohën Ditore se realizimi i regjistrimit të popullsisë në veri është i pamundur të realizohet. I njëjti zyrtar ka bërë me dije se ekzekutivi qendror pritet që brenda këtyre ditëve të dalë me një qëndrim publik lidhur me pamundësinë e regjistrimit në veri të Mitrovicës.
Edhe ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar është shprehur pesimistë se do të realizohet regjistrimi në veriun e Mitrovicës.
Nga ana tjetër, partitë opozitare thonë se qeveria qëllimisht ka angazhuar UNOPS-in për ta bërë regjistrimin në veri me qëllim që të mos e marrë përgjegjësinë për dështimin e saj të radhës.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare Fluks i mërgimtarëve në pikat kufitare, rriten pritjet për hyrje në Kosovë... -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës”
Jeta në Zvicër
-
Elina Duni performoi në edicionin jubilar të Montreux Jazz Festival Paraqitja në Montreux pason vlerësimin e artistes me çmimin prestigjioz Swiss Jazz Award 2025, dorëzuar më... -
Merz: Zviceranët punojnë 200 orë më shumë se gjermanët -
Studimi: Në Cyrih tashmë është më lirë të jetosh me qira sesa të blesh banesë -
Temperaturat e natës në Zvicër bien më në fund, fund netëve tropikale -
Kolona deri në 18 kilometra në tunelin e Gotthardit, pritjet arrijnë në tre orë













