Kosova

Orari i kremtimit të Krishtlindjes në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë

Duke filluar nga ora 23:30, Ipeshkvia e Kosovës sonte organizon programin e Festës së Krishtlindjes 2020, në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, transmeton albinfo.ch.

Në ora 23:30 mbahet Koncerti i Krishtlindjes nga një grup studentësh të Akademisë së Muzikës dhe fëmijët e Famullisë së Prishtinës në Katedralen Shën Nënë Tereza.

Ndërkohë, në ora 24:00 mesha solemne e Krishtlindjes në Katedralen Shën Nënë Tereza Prishtinë, të cilën do të udhëheqë Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarë të dioqezës.

Për të marrë pjesë në meshën e mesnatës në Katedrale, duhet të respektohen masat, që janë ndërmarrë në marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ipeshkvisë sonë.

Të respektohen masat sipas Manualit për parandalimin dhe luftimin e COVID-19 si në vijim:

Dezinfektimi i hapësirave në të gjitha objektet (kishat), ku do të bëhen ceremonitë fetare (meshat).

Të respektohet distanca prej 2 metra.

Gjatë gjithë kohës të mbahen maskat nga pjesëmarrësit në ceremoni. Ndërsa, në ora 24:00 mesha solemne e Krishtlindjes në Katedralen Shën Nënë Tereza Prishtinë, të cilën do të udhëheqë Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarë të dioqezës.

Për të marrë pjesë në meshën e mesnatës në Katedrale, duhet të respektohen masat që janë ndërmarrë në marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ipeshkvisë sonë.

Të respektohen masat sipas Manualit për parandalimin dhe luftimin e COVID-19 si në vijim:

Dezinfektimi i hapësirave në të gjitha objektet (kishat), ku do të bëhen ceremonitë fetare (meshat).

Të respektohet distanca prej 2 metra.

Gjatë gjithë kohës të mbahen maskat nga pjesëmarrësit në ceremoni.

Të ketë dezinfektues në hyrje dhe brenda objektit kishtar.

T’ju ndalohet pjesëmarrja në meshë të sëmurëve kronikë dhe të moshuarve.

Mundësohet mbajtja e Meshës së Krishtlindjes më 24.12.2020 në mesnatë sipas kërkesës së Ipeshkëvisë. Koha e lejuar është prej orës 23:00 të datës 24.12. deri në ora 02:00 të datës 25.12.2020.

Pas përfundimit të meshës së mesnatës, Ipeshkvia e Kosovës është e obliguar të respektojë Vendimin e Qeverisë si dhe vendimet e Ministrit të Shëndetësisë.