Kosova
Priten masa të reja anti-Covid në Kosovë
Rritja e numrit të rasteve pozitive me COVID-19 ka bërë që sot të mblidhet Komitetit ndërministror për t’i shqyrtuar masat e reja antiCOVID-19, përcjell albinfo.ch.
Në këtë mbledhje pritet të propozohet që gastronomia të punojë deri në orën 21:00 dhe ora policore të vendoset prej orës 22:00.
Po ashtu mësohet se do të shqyrtohet edhe që në Kosovë të lejohet hyrja e personave që janë të vaksinuar me tri doza antiCOVID-19.
Mbledhja ndërministrore pritet të mbahet sot, në orën 09:00.
Ndërsa të mërkurën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi për 2 mijë e 50 raste. Ndërsa një ditë më parë ishin 720 raste të reja.
Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë (MSH) u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen, meqë Omicron është bërë variant dominues.
“Duke qenë se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, sidomos format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet, i bëhet thirrje popullatës së moshës mbi 12-vjeçare që të vaksinohen”, thuhet në komunikatën e lëshuar një ditë më parë nga MSH-ja.
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë besimtarët dhe besimtaret që jetojnë dhe veprojnë... -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen












