Lajme
Pritet një delegacion me mësues nga Zvicra
MASHT ka një bashkëpunim të mirë me Zvicrën e sferën e arsimit, veçanërisht me Shkollën e Lartë Pedagogjike të Cyrihut
Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Nehat Mustafa i shoqëruar edhe nga zyrtarë tjera të lartë të ministrisë kanë pritur në takim një delegacion me mësues nga Zvicra, me ç’rast është vlerësuar lartë puna e tyre me nxënësit shqiptarë që jetojnë atje.
Zëvendësministri Nehat Mustafa ka theksuar se MASHT ka një bashkëpunim të mirë me Zvicrën e sferën e arsimit, veçanërisht me Shkollën e Lartë Pedagogjike të Cyrihut, thuhet në kumtesën e kësaj ministrie.
Mustafa, duke rikujtuar se Kosova ka një popullsi me përqindjen më të lartë të të rinjve në Evropë dhe botë, me rreth 350 mijë nxënës në sistemin parauniversitar, ka deklaruar se objektiv kryesor i Ministrisë së Arsimit është bashkëpunimi me shtetet të cilat e kanë të zhvilluar arsimin.
Ai ka thënë se, pas investimeve të mëdha në përmirësimin e infrastrukturës, drejtues të Ministrisë së Arsimit janë duke u angazhuar edhe në ngritjen e cilësisë në mësim.
Sipas tij, përveç katër dokumenteve të rëndësishme të cilat janë miratuar këtë vit, Ligji për Arsimin Parauniversitar, Ligji për Arsimin e Lartë, Strategjia për Zhvillimin e Arsimit 2011/ 2016 dhe Korniza e Kurrikulit të Ri të Kosovës, MASHT-i ka filluar edhe procesin e certifikimit të mësimdhënësve.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit Shkeljet e shpejtësisë në autostradat zvicerane dhe kufijtë e ligjit... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike











