Kosova
Pritje për Lukas Mandl, deputet në PE dhe kryetar i Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë
Ambasadori Ukelli priti deputetin e sapo zgjedhur të Parlamentit Evropian Lukas Mandl, njëherësh edhe kryetar i Shoqatës së Miqësisë Austriake-Kosovare
Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë, Ambasadori, z. Sami Ukelli, ka pritur z. Lukas Mandl, deputet i sapo zgjedhur në Parlamentin Evropian (PE) dhe kryetar i Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë.
Siç thuhet në një njoftim të ambasadës, gjatë takimit Ambasadori Ukelli uroi z. Mandl për detyrën e re, si dhe shprehu kënaqësinë që kryetari i Shoqatës së Miqësisë Austriake-Kosovare do të vazhdojë të japë kontributin e tij jo vetëm në Austri, por edhe në organin më të lartë legjislativ evropian.
Ambasadori Ukelli tha se “me emërimin Tuaj, Republika e Kosovës do të ketë edhe një zë më të fuqishëm në Parlamentin Evropian”, ngaqë z. Mandl do të jetë pjesë edhe e Delegacionit të Unionit Evropian për Marrëdhënie me Kosovën. Ambasadori Ukelli shtoi se me zgjedhjen e z. Mandl deputet në PE do t’i shtohet listës së mbështetësve të parlamentarëve austriakë dhe evropianë ndaj Republikës së Kosovës.
Nga ana e tij z. Mandl tha se ai do të vazhdojë të japë kontributin e tij për Republikën e Kosovës, si në nivelin nacional austriak, ashtu edhe në nivelin evropian. Euro-deputeti Mandl shprehu po ashtu përkushtimin e tij se aktivitetet e “Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë“ do të zgjerohen jo vetëm në Austri, por edhe në Bruksel, për të ndikuar në përshpejtimin e agjendës evropiane për Kosovën. Mandl tha se pjesë e agjendës së tij parlamentare do të mbetet avancimi i rrugës evropiane të Kosovës.
Zgjedhja e z. Mandl erdhi pas emërimit të Elisabeth Köstinger, Ministre Federale e Bujqësisë, Pylltarisë, Mjedisit dhe Menaxhimit të Ujërave.
Në kuadër të kësaj vizite dhe të festave të fund vitit Ambasadori Ukelli i dhuroi z. Mandl fanellën e Përfaqësueses në Futboll të Republikës së Kosovës, thuhet në fund të njoftimit.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane













