Kosova
Pritje të gjata në pikëkalimet kufitare Kosovë-Serbi, kolona mbi 1 km
Bashkatdhetarët që po kthehen në vendet ku jetojnë po vazhdojnë të përballen me pritje të gjata në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Bashkatdhetarët që po kthehen në vendet ku jetojnë po vazhdojnë të përballen me pritje të gjata në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Deri në 1 kilometër e 200 metra është krijuar kolonë në dalje nga Kosova në pikën kufitare me Serbinë në Merdarë.
Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në dalje nga Kosova në këtë pikë kufitare po zgjasin deri në 2 orë e gjysmë, ndërsa për të hyrë në Kosovë pritjet po zgjasin deri në 15 minuta, raporton Albinfo.ch
Edhe te Dheu i Bardhë pritjet për dalje nga Kosova po zgjasin deri afër dy orë teksa kolona e automjeteve është 500 metra.
Pritje deri në një orë ka edhe në pikën kufitare në Jarinë, ndërsa në pikëkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të qytetarëve për të hyrë apo për të dalë nga Kosova./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh” Një rrëfim për identitetin arbëresh dhe për trashëgiminë shqiptare që vazhdon të jetojë prej shekujsh... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet













