Lajme
Probleme me akomodimin e azilkërkuesve në Zvicër, përfshihet ushtria
Pas refuzimit të kontejnerëve për të akomoduar azilkërkuesit, Zvicra ende nuk e ka të qartë se ku do t’i akomodojë azilkërkuesit.
Kantoneve u kërkohet të vlerësojnë kapacitetet e tyre deri në fund të pushimeve verore, e po ashtu është thirrur edhe ushtria për të gjetur 3000 vende, shkruan RTS.
Këshilli Federal fillimisht donte të blinte kontejnerë për të strehuar përkohësisht azilkërkuesit në bazë të ushtrisë, por Parlamenti e refuzoi kredinë.
Stafi Special i Azilit (SONAS) tani po kërkon zgjidhje tjetër për të gjetur një numër të mjaftueshëm të vendeve të akomodimit në kohë.
Sekretariati Shtetëror i Migracionit pret rreth 27,000 aplikime për azil këtë vit.
Megjithatë, varësisht nga situata gjeopolitike, numri pritet të shkojë deri në 40,000.
Kështu, SONAS dëshiron me çdo kusht të shmangë detyrimin për të ndarë paraprakisht aplikantët në kantone, përcjell albinfo.ch.
Në konsultim me komitetin e Konferencës së Drejtorëve Kantonalë të Çështjeve Sociale, Unionin e Qyteteve Zvicerane dhe Asociacionin e Komunave Zvicerane, të gjitha kantonet duhet të shqyrtojnë se deri në çfarë mase mund t’i vënë në dispozicion përkohësisht strehimoret e PC të Konfederatës.
SEM do t’i merrte me qira dhe do t’i hapte vetëm kur ishte e nevojshme dhe këto i kërkon të disponueshme nga shtatori 2023 deri në shkurt 2024.
Për vendet shtesë të vëna në dispozicion të Konfederatës, kantonet do të merrnin kompensimin e zakonshëm nga çelësi i alokimit për azilkërkuesit, në përpjestim me numrin e banorëve.
Kantonet si Vaud dhe Gjeneva, pjesa e të cilave është më e madhe se 5%, duhet për shembull të ofrojnë një strukturë me 200 vende, përcjell albinfo.ch.
Ushtria duhet gjithashtu të shqyrtojë kapacitetet e saj akomoduese për refugjatët. Nga njëra anë, duhet studim nëse ndërtesat tashmë të huazuara në SEM mund të vazhdojnë të përdoren dhe nga ana tjetër të vlerësojë nëse kantonet apo sallat e tjera mund të përdoren pas vitit 2023.
Më 2022 u sigurua mbështetje nga ushtria, e cila i vuri në dispozicion përkohësisht strukturat ushtarake. Aktualisht, rreth 3,800 nga 10,000 vende akomodimi në dispozicion të Konfederatës janë në ambiente që i përkasin ushtrisë, shkruan RTS.
Synimi është që të gjithë partnerët federalë, kantonet, qytetet dhe komunat së bashku të ofrojnë gjithsej të paktën 3000 vende shtesë akomodimi deri në fillim të vjeshtës, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh” Një rrëfim për identitetin arbëresh dhe për trashëgiminë shqiptare që vazhdon të jetojë prej shekujsh... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet













