Shkurt.ch
Problemi me ushqimin e detyruar të grevistëve të urisë
Një mjek i Spitalit Universitar të Gjenevës është ankuar në Gjykatën Federale pasi që një gjyqtar e kishte kërcënuar me ndjekje penale nëse nuk do të ushqente me detyrim një të burgosur në grevë urie
Rasti i vdekjes së një të burgosuri në kantonin Zug si pasojë e grevës së urisë ka aktualizuar edhe njëherë dilemën nëse mjekët duhet të detyrohen nga drejtësia që t`u japin ushqim artificial personave në grevë urie ose jo. Kjo çështje vazhdon të mbetet e pa përgjigje.
Një mjek i Spitalit Universitar të Gjenevës është ankuar në Gjykatën Federale pasi që një gjyqtar në Kantonin e Valisit e kishte kërcënuar me ndjekje penale nëse nuk do të ushqente me detyrim një të burgosur në grevë urie. Fjala është për kultivuesin e kanabisit, Bernard Rappaz, i cili ishte hedhur në grevë urie.
Në bazë të vendimit të gjykatës në fjalë, i burgosuri në fjalë ishte detyruar të ndërpriste grevën e urisë në vitin 2010. Ndërsa Gjykata Federale është thirrur të japë qëndrimin e saj pasi që ekziston rreziku që problematika të mbetet e pazgjidhur.
Instanca në e lartë e gjyqësisë së Zvicrës shpreh besimin se në rast të ndonjë greve të re të urisë në burgje, për problemin nëse mjeku detyrohet të ushqejë me detyrim të burgosurit, mund të ketë një përgjigje juridike e bërë me kohë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











